Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të “LARGOHEN TANI” nga vendet në gjithë Lindjen e Mesme “për shkak të rreziqeve serioze për sigurinë”, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Atyre u është bërë thirrje të largohen “duke përdorur udhëtimet e disponueshme” nga Bahreini, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.
“Amerikanët që kanë nevojë për ndihmën e Departamentit të Shtetit për të organizuar largimin , THIRRNI 24/7 në +1-202-501-4444 (nga jashtë) dhe +1-888-407-4747 (nga SHBA dhe Kanada). REGJISTROHUNI në http://step.state.gov për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së”, thuhet në postim.
The @SecRubio @StateDept urges Americans to DEPART NOW from the countries below using available commercial transportation, due to serious safety risks. Americans who need State Department assistance arranging to depart via commercial means, CALL US 24/7 at +1-202-501-4444 (from… pic.twitter.com/vdplAik2Sq
— Assistant Secretary Mora Namdar (@AsstSecStateCA) March 2, 2026
Ky mesazh urgjent vjen në mes të një serie sulmesh iraniane mbi vendet e Lindjes së Mesme, si reagim ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit.
© SYRI.net