SYRI TV/ Pasi vizitoi vilën e Enverit, Rama kërcënon dhe urdhëron gjykatën: Të lihen në burg ata që sulmuan

14:10, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Kryeministri  Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar gjykatën, duke kërkuar burgosjen e protestuesve që hodhën fishekzjarrë në drejtim të viles se ish  diktatorit Enver Hoxha. Pas vizitës në Vilën 31 në kryeqytet, Rama u shfaq i shqetësuar duke sulmuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme  të qeverisë së tij.

Kryeministri Edi Rama ka reguar shumë i shqetësuar pas sulmit me fishekzjarrë  ndaj vilës së ish- diktatorit komunist Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, pas vizitës në vilën  e Enver Hoxhës, në kryeqytet, Rama sulmoi protestuesit që kërkojnë largimin e tij, pas aferave korruptive dhe në stilin e tij të zakonshëm kërcënoi gjykatën duke kërkuar ndëshkimin e protestuesve.

‘Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me bekimin e nën hyqmin e një partie parlamentare, në selinë e të cilës nuk flitet për ide e programe, po bëhen vetëm plane dhune dhe bomba artizanale!’

Të gjitha arrestimet e bëra në protestat e mëparshme të  opozitës janë cilësuar të paligjshme nga gjykata, e cila ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të të shoqëruarve. Ndërsa goditja  me fishekzjarre  e viles se ish diktatorit Hoxha, acaroi në  meenyrë të pashpjegueshme policinë e shtetit, e cila në forme skandaloze  sulmoi me ujë me presion, liderin e opozitës Sali Berisha dhe deputetë demokratë të cilët thjesht po qëndronin në bulevard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco