Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi dhe dhunën e policisë dhe topat e ujit drejtuar atij.
Miq, korrëm një fitore tjetër sot.
Arritëm një rekord të ri në protestën tonë, çka do të thotë asgjë nuk na ndal ne pa e hedhur Edi Ramën aty ku e meriton, në koshin e plehrave të historisë.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën jashtë çdo lloj shkaku të përdorur ndaj protestuesve me urdhër të Edi Ramës.
E patë dhe vetë, në një kohë kur ne po rrinim të qetë, topat e ujit i drejtoi drejt Sali Berishës, por i them se je i pashpresë o budalla.
O lëngaraq.
Po ku ka topa që më lëkundin mua.
Ta tregoj mirë.
Berisha mbajti fjalën nga selia e PD-së pas përfundimit të marshimit protestë që zgjati gati 3 orë nëpër rrugët e Tiranës ndërsa policia përdori në mënyrë joproporcionale gazin lotsjellës dhe ujëme piper, ndërsa në mënyrë të paligjshme bllokoi rrugët me kordone policorë.
© SYRI.net