FOTO/ Noka nga Bulqiza: Asnjë nuk është i tepërt, të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

FOTO/ Noka nga Bulqiza: Asnjë nuk është i tepërt, të gjithë bashkë për të ndalur fundin e demokracisë

20:57, 18/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, zhvilloi sot një takim me qytetarët e Bulqizës, ku bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare më 20 shkurt përpara Kryeministrisë.

Noka theksoi rëndësinë e mobilizimit qytetar për mbrojtjen e integrimit europian, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri: “Asnjë nuk është i tepërt në protestë. Të gjithë janë të nevojshëm. Bashkimi është i domosdoshëm”, u shpreh ai.

Reagimi i plotë i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Më 20 Shkurt, qytetarë nga Bulqiza do i bashkohen protestës kombëtare përpara kryeministrisë.

Do të jemi të gjithë bashkë, për të ndalur fundin e procesit të integrimit europian, të demokracisë në Shqipëri dhe të shtetit të së drejtës, ndërtimi i të cilit është produkt i angazhimit qytetar dhe i të gjithë aktorëve në vend.

Protesto! Vepro! Bëj detyrën tënde qytetare! Asnjë nuk është i tepërt në protestë.

Të gjithë janë të nevojshëm. Bashkimi është i domosdoshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco