Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, ka komentuar vizitën në Tiranë të delegacionit të Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian dhe zhvillimet e fundit lidhur me çështjen Balluku.
Sipas Telës, delegacioni kishte si fokus kryesor situatën zgjedhore për 11 majin, raportin e OSBE/ODIHR dhe raportin mes mazhorancës dhe qeverisë në Shqipëri. Megjithatë, ai theksoi se zhvillimet e fundit politike, përfshirë çështjen Balluku dhe ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, u bënë pjesë e rëndësishme e axhendës.
Tela u ndal te deklaratat e kryetarit të delegacionit, David McAllister, duke theksuar se mënyra e artikulimit të tij ishte e qartë dhe në përputhje me standardet e Parlamentit Europian. Sipas tij, përfaqësuesit europianë e kanë të pamendueshme që në një vend kandidat për në BE të shtrohet si çështje diskutimi lejimi ose jo i heqjes së imunitetit të një zëvendëskryeministreje.
‘Vizitorët e Komisionit të Jashtëm të PE-së sot kishin datën dhe kishim grupin, faktmbledhës dhe vinin në parim të themi si detyrë kryesore për zgjedhjet e 11 majit, për raportin e OSBE/ODIHR-it, për të parë raportin mes mazhorancës dhe qeverisë, çfarë ndodhte në këtë vend.
Dhe meqënëse këtë periudhë dy mujore që ata përgatiteshin për të ardhur, ndodhën këto dy ngjarjet e fundit, sigurisht që pjesë e axhendës do ishte edhe çështja Balluku, edhe çështja e ndryshimit të nenit të Kodit të Procedurës Penale, edhe çështja e raportit të ndryshuar tashmë të qeverisë me drejtësinë. Kështu që ne mund të flisnim gjithë ditën për raportin e zgjedhjeve.
Por sot merr tjetër rëndësi ngjarja që lidhet me zëvendëskryeministren. Dhe po ta shikoni mënyra se si artikuloi përpara medias, pyetjet iu bënë direkt për raportin e kryeministrit me drejtësinë dhe çështjen Balluku. Dhe sado të donte, po them, t'i justifikonte me kalisteri këtë që ndodhte në Shqipëri, e ka të pamundur nga pikëpamja konceptuale që një i dërguar i Parlamentit Europian vjen në një vend kandidat për në Bashkimin Evropian dhe gjen një çështje ku ngrihet pyetja, duhet ta lejojë qeveria imunitetin e zëvendëskryeministres apo s'duhet ta lejojë? Duhet ta lejojë mazhoranca apo s'duhet ta lejojë? Për të, kjo gjëja nuk, nuk mendohet.
Kështu që edhe mënyra se si foli, ndoshta për ne do dukej prapë me doza paksa diplomatike, për këtë çështje, kushdo që mund të vijë nga Parlamenti Evropian flet pastër qartë, sepse e ka standard. E rëndësishme është dhe momenti kur thotë, do zgjidhje politike, kam përshtypjen që zgjidhja politike duhet të ishte kjo, pra e dorëheqjes dhe e shkarkimit nga qeveria, nga kryeministri. Kjo është zgjidhja politike që duhet t'i japi qeveria në këtë rast.
Ai e ka, ai e ka këtë detyrë. Ai udhëheq mazhorancën, ai udhëheq qeverinë, ai udhëheq edhe amendamentin Rama që do të bëjë për ndryshimin në nenin e kodit, Kodit të Procedurës Penale.
Sepse dhe ai amendim kur të bëhet, pra kur të paraqitet në parlament, përveç gjithë relacionit shoqërues, ka dhe një pikë atje që thuhet, përafroni, përafrimi me legjislacionin e BE-së. Si do e përafrojë? Se këtu ngrihet pyetja. Prandaj thonë ata, do jetë në vëzhgim kjo gjëja që do ndodhi. Dhe prandaj kam përshtypjen që të hënën do zgjidhet lehtësisht çështja e zonjës Balluku. Vjen ky momenti që do hiqet. Nuk kanë, nuk kanë mundësi tjetër. Sepse e kanë caktuar. Në datë 23 është seanca, në datë 5 mars votohet në parlament. Janë përcaktuar dhe datat se çfarë do ndodhi dhe si do ndodhi’, tha gazetari Andi Tela, ndër të tjera në SYRI TV.
© SYRI.net