Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ‘shfryrë’ tullumbacen Rama në Kosovë. Edhe pse kryeministri i Shqipërisë dhe mediat e tij, e kanë raportuar gjatë gjithë ditës si një arritje madhështore, vizitën e Ramës në Prishtinë, Kurti e ka raportuar si një vizitë dhe lajm normal, me 4 radhë postim në Facebook.
‘Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë’, shkruan Kurti, ndërsa e shoqëron tekstin e shkurtër me disa foto nga aktiviteti.
© SYRI.net