Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët marshojnë në kryeqytet

'Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë!'/ Berisha: Mediat e mëdha franceze nxijnë dyshen famzezë Rama-Balluku

'Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë!'/ Berisha: Mediat e mëdha franceze nxijnë dyshen famzezë Rama-Balluku

22:24, 13/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një moment nga protesta kombëtare e opozitës e zhvilluar më 10 shkurt, një ngjarje që ka marrë jehonë edhe jashtë vendit.

Videoja e publikuar është transmetuar nga një prej mediave më të mëdha franceze, duke i dhënë kështu një vëmendje ndërkombëtare zhvillimeve politike në Shqipëri dhe kauzës së opozitës.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha shprehet:
“Mediat më të mëdha të Francës nxijnë dyshen famëzeze Rama–Balluku. Nderim guximtarëve, po bëjnë historinë e vendit të tyre!”

Jehona nga mediat ndërkombëtare vjen në një moment kur opozita ka intensifikuar aksionin e saj politik, ndërsa sipas Berishës, mbështetja dhe pasqyrimi nga mediat e huaja përbëjnë një dëshmi të rëndësishme për mesazhin që ajo po përcjell

Postimi i Berishës:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco