Vajtja në një event luksi, në një prej hoteleve më të shtrenjta të Europës, në kulmin e krizës politike në vend, ku një nga arsyet kryesore të revoltës është varfëria dhe korrupsioni, është përgjigjja më kuptimplotë që Edi Rama ka dhënë deri tani ndaj protestuesve.
Ai ka reaguar e ka dhënë shpjegime, ka sulmuar, sharë e fyer, ka qenë çdo ditë i angazhuar në front me armiqtë.
Por më emblematikja, më domethënësja, ishte kjo vizitë private në Bazel, mes luksit dhe vanitetit.
Edi Rama, me këtë, u tha qindra mijëra protestuesve se nuk ia ndjen fare. Për korrupsionin, përgjigjja e tij është ndjekja e interesave private në evente ku shpesh bën plaçkë Shqipërinë. Për varfërinë, u përgjigj me hotelin më të shtrenjtë të Bazelit.
Kjo është sjellje tipike e diktatorëve të ish-republikave ruse ose e sulltanëve të Oqeanit Indian.
Shqiptarët s'duhet të kenë asnjë iluzion se çdo ditë në detyrë e Edi Ramës është një ditë më shumë korrupsion e luks për atë dhe varfëri për njerëzit.
Ndaj, sonte më shumë, nesër më shumë. Vendosmëri e forcë për largimin e autokratit vanitoz të zhytur në luks.
© SYRI.net