Presidenti I Partisë së Lirisë denoncoi se pas ligjeve me porosi për të mbrojtur oligarkët, tani po me ligje me porosi kërkon të ndryshojë reformën në drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.
Meta ka një mesazh për Ramën.
Tani, ligje me porosi edhe mbi Reformën në Drejtësi.
"Kemi qenë dëshmitarë të ligjeve me porosi, të miratuara në shkelje të Kushtetutës, për të favorizuar biznesmenë të caktuar të lidhur ngushtë me Edi Ramën.
Jo vetëm, që i kemi denoncuar publikisht këto akte, por i kemi kallëzuar edhe në SPAK.
Por tani dëgjojmë se do të ketë ligje me porosi edhe mbi vetë Reformën në Drejtësi, ku “meraku” kryesor qenka rreziku potencial i pezullimit të Presidentit të Republikës.
I thoni të lexojë Kushtetutën, se u bë gazi i botës.
Presidenti nuk pezullohet, vetëm nëse vendos të vetëpezullojë veten."
© SYRI.net