Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po shkon në spitalin e Traumës ku ndodhet deputetit Bledion Nallbati.
Duke folur për gazetarët, Berisha u shpreh se, dhuna ndaj deputetit ka qenë sulm personal, pa asnjë shkak.
Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha për gazetarët:
Po shkoj në spital tani, sepse deputeti Bledi Nallbati është në gjendje jo të mirë.
Siç edhe e patë në mënyrë absolute ka qenë një sulm personal ndaj tij, pa asnjë shkak.
Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur.
Pyetje: Keni të dhëna sa protestues janë lënduar.
Sali Berisha: Tani po i mbledhim të dhënat, por tani po shkoj në urgjencë.
© SYRI.net