Gjatë fjalës së mbajtur në protestën kombëtare, lideri i opozitës Sali Berisha i bëri një mesazh të drejtpërdrejtë edhe Gjykatës Speciale në Hagë, duke dënuar ashpër pretencën së prokurorisë kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Duke e cilësuar aktakuzën si një reflektim të propagandës ultranacionaliste serbe, Berisha u bëri thirrje gjykatësve të shpallin pafajësinë e udhëheqësve që mbrojtën popullin shqiptar nga gjenocidi.
Gjatë fjalës së tij, ai nuk kurseu as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke i quajtur "monstra" që sipas tij duhet të ishin në bankën e të akuzuarve në vend të luftëtarëve të lirisë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Të dashur miq, dje në Hagë, prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamflete e propaghandës së verbër ultranacionaliste serbe.
Nga kjo platformë, në emër tuaj, i shpreh besimin e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit.
Të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me guxim dhe heroizëm mbrojtën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi më i egër, gjenocidi serb.
Zotërinj gjykatës, Ballkani ka njohur gjenocide të tmerrshme dhe dy janë sot faqezinjtë më të mëdhenj të tyre, Aleksandër Vuçiç në Beograd që mori pjesë në safarin e qytetarëve në Sarajevë dhe që nuk njoh gjenocidin serb në Bosnje, i dyti argati i tij, Edi Rama, i cili ka përzënë 1 milionë shqiptarë.
I cili me kushtet e kalkulueshme për largimin dënohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në përputhje me konventën e OKB, nenin pesë të saj.
Ndaj dhe zotërinj gjykatës, për të bërë drejtësinë, duhet që këto dy monstra të ulen në Hagë para jush dhe jo luftëtarët e lirisë.
© SYRI.net