Deputeti i PD-së Klevis Balliu gjatë vizitës në Uashington DC, SHBA, zhvilloi një takimi me kongresmenin amerikan Clay Higgins, Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal, u diskutua bashkëpunimi i karteleve të drogës me politikën dhe ndikimi i parave të pista në ekonominë shqiptare, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
Sipas Balliut, kongresmeni Higgins theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar, duke e konsideruar këtë betejë thelbësore për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Në takim u trajtuan gjithashtu problematikat e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku segmente të tij, sipas Balliut, përdoren për presion politik ndaj opozitës, ndërsa nuk reagojnë ndaj krimit të organizuar.
Reagimi i deputetit të PD, Klevis Balliu:
Gjatë takimit me kongresmenin amerikan Clay Higgins, Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal, pata mundësinë të diskutoj lidhur me bashkëpunimin e karteleve të drogës me politikën, si dhe ndikimin e parave të pista në ekonominë kombëtare, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe turizmit.
Kongresmeni Higgins theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht luftën kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar, dhe kjo mbështetje përbën një motivim të rëndësishëm për betejën tonë kundër narkoshtetit.
Gjithashtu, diskutimi përfshiu sfidat e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, ku segmente të caktuara përdoren si instrument për të ushtruar presion politik ndaj opozitës dhe shpesh nuk reagojnë ndaj organizatave kriminale.
Ky takim nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të mbështetjes institucionale për të garantuar sundimin e ligjit, luftën e pandalshme kundër narkoshtetit dhe rikthimin e transparencës dhe integritetit në institucionet e vendit.
© SYRI.net