Kryeministri Edi Rama bleu Dashin por ka edhe Hajdarin!

Kryeministri Edi Rama bleu Dashin por ka edhe Hajdarin!

13:26, 06/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Naim Noka/

Kur Publik Media e raportoi si lajm, Dashnori e mohoi. Jo vetëm kaq, por Dashi na qërroi sytë në banaqet e televizioneve të qeverisë. Unë njoh plot socialistë më të zotë se Dashi, profesionistë me kontribute në PS, por postin e merr Dashi. Rekrutimi i personazheve afër PD-së dhe opozitës është në stilin e Ramës. Në fakt, socialistët e vërtetë duhet të presin ardhjen e opozitës në pushtet që të kapin ndonjë post.

Këtë mandat, Belinda Balluku kishte dhe ka akoma të drejtën ekskluzive të caktimit të ministrave dhe posteve të rëndësishme. Më herët ishte Ergys Agasi që vinte veton për portin, policinë, kadastrën dhe tatimet. Tani ai është fokusuar vetëm në kontrollin e policisë dhe shërbimit sekret (nëse kemi të tillë) dhe po ruhet me roje civile në lokalet e Durrësit. Nga atje jep udhëzimet e nevojshme për çështje që kanë të bëjnë me pjesën e tij takuese dhe zhvillimet në SPAK. Ai po ushtron në maksimum ndikimin edhe në institucionet e drejtësisë dhe në zhvillimet e Kushtetueses.

Të them të drejtën, nuk e di pse Dashin e bleu kaq trashë Rama dhe vetë demokrati nuk e pranoi si burrë: “Po e ndihmova Ramën në zgjedhje për inat të Berishës dhe me do xhani t’i shërbej Ramës.”

Në fakt, ky doktori i PD-së i njeh mirë “dashnorët” e PD-së.

Më shumë se tre burime gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare në maj të 2025-s më thonin se Dashi ndihmoi Sara Milen, duke i siguruar votat e mbështetësve të tij në Peqin. Duket se ky është çelësi i tij te Rama dhe Kryeinspektoriati.

Unë nuk çuditem me veprimet e kryeministrit Edi Rama. Ai po bën maksimumin për t’i shpëtuar suferinës që e pret. Sidomos kur shumë figura gjoja të djathta dhe personazhe të medias i pret në zyrë vetë Rama. Hallet e mëdha duan edhe pak opozitarë në krah.

S’kemi parë gjë akoma!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco