Lajmi i fundit

Tragjedi në Berat/ Hyri në lumë për t’u larë, mbytet 15-vjeçari

'Rama agresiv pas skandaleve', Duka: Duhet të japim të gjithë kontribut pë një qeveri teknike

'Rama agresiv pas skandaleve', Duka: Duhet të japim të gjithë kontribut pë një qeveri teknike

22:03, 05/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PAA Agron Duka ka bërë një ‘skanim’ të komunikimit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tashmë po sjell një komunikim më agresiv.

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka kritikuar ashpër komunikimin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se pas një pushteti të gjatë ai ka adoptuar një gjuhë gjithnjë e më agresive dhe të papërgjegjshme.

Sipas Dukës, deklaratat fyese dhe mënyra e të folurit tregojnë jo forcë, por problemet dhe krizën e qeverisjes së Ramës. Ai shtoi se përpjekjet e kryeministrit për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët përmes piruetave dhe kartës së fesë janë qesharake dhe krijojnë ndjesi negative.

Sa i përket qeverisë teknike, Duka theksoi se ajo mund të realizohet vetëm nëse opozita bashkohet dhe vepron e gjitha së bashku, duke dhënë kontribut të përbashkët për të krijuar forcën dhe numrat e nevojshëm për ta imponuar atë.

“Është sakrificë e madhe të rrish një muaj e ca në karrige. Por bashkimi rrotull PD më duket i pamundur. Është tentuar edhe herë tjetër. Por ne mund të bashkohemi për çështje të caktuara. Me zotin Hasimja kemi bërë një takim dhe kemi rënë dakord për disa pika. Por nëse bashkohemi rreth çështje mund të kemi rezultat. Edi Ramën e kam njohur edhe nga afër. Nuk ka qenë kështu, por mënyra e tij është më agresive. Problematikat që i dalin atij në qeverisje lexohet edhe si problematike.

Të lëshojë të tilla deklarata, budallenj lapanjosë është e pamatur. Ndërsa piruetet që bën për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos për fenë më duken qesharake. Pra kudo që të shkosh të kërkosh mbështetje nëpërmjet fesë është qesharake dhe të krijon ndjesi shumë negative. Mënyra e komunikimit të Ramës ka rënë jashtë mase dhe mbase nuk e kritikon më njeri edhe pas këtij pushteti të gjatë. Ky thotë “unë iku kur dua vetë”. Sa për qeverinë teknike, nëse ka revoltë ka numër edhe mund të imponohesh, por kaq numra sa kemi ne nuk lëvizim gjë vendit. Duhet më tepër angazhim. Nëse të gjithë bashkë japim kontribut mund te kemi produkt”, u shpreh ai në News24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco