Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Berisha: PD është në protestë dhe do jetë protesta që do i japë zgjidhje kësaj situate katastrofale

Berisha: PD është në protestë dhe do jetë protesta që do i japë zgjidhje kësaj situate katastrofale

13:19, 29/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë një pyetje tjetër nga gazetarët kreu i opozitës shqiptare tha se “PD është në protestë dhe do jetë protesta që do i japë zgjidhje kësaj situate katastrofave”.

Osman Stafa, News24: Zoti Berisha, pyetja e dytë. Pra ju deklaroni se jemi përballë faktit që Edi Rama nuk e lëshon dot Belinda Ballukun dhe se Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim se është nën kontrollin e Edi Ramës. Deri kur do shkojë reagimi i opozitës dhe a nuk është pak në kundërshtim jeta parlamentare sepse ju keni deklaruar se nuk do ketë jetë parlamentare deri në dorëzimin e zonjës Ballukut tek drejtësia, ndërkohë në seancën e fundit që erdhi pas protestës së fundit që u zhvillua, ishte krejt normale çdo gjë?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë lloj lidhje parlamenti. PD është e tëra në protestë tani. Është në protestë dhe do jetë protesta dhe mbi të gjitha protesta qytetare ajo që do i japë zgjidhje kësaj situate kastastrofale që ekziston në Shqipëri.

Kjo është përgjigjja ime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco