Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘Kërkesat e protestuesve’/ Grupi parlamentar i PD-së thërret në interpelancë urgjente Edi Ramën

‘Kërkesat e protestuesve’/ Grupi parlamentar i PD-së thërret në interpelancë urgjente Edi Ramën

15:55, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Grupi parlamentar i PD-së thërret në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama lidhur me kërkesat e protestuesve të cilët prej 20 ditësh protestojnë poshtë dritares së kryeministrit duke i kërkuar dorëheqjen.

5 kërkesat janë
1.      Dorëheqjen e Qeverisë;
2.      Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;
3.      Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;
4.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare. 

Kërkesa për interpelancë e PD-së me kryeministrin Edi Rama

Sikurse jeni në dijeni prej datës 31 Maj 2026 e në vijim, në Shqipëri, qytetarë të paanagazhur politikisht, kanë thirrur protesta masive, që morën shkak nga mungesa e plotë e transparencës mbi një projekt zhvillimi në një zonë të mbrojtur. Prej ditësh tashmë masivisht qytetarët marrin pjesë dhe mbështesin këtë protestë paqësore, duke ngritur shqetësime që lidhen kryesisht me keqqeverisjen, abuzimin me pushtetin, mungesën e transparencës në projekte të caktuara, korrupsionin, apo mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve.
 
Ndër të tjera, qytetarët kanë paraqitur disa kërkesa që kërkojnë adresim të menjëhershëm, sepse janë të bazuara. Konkretisht, qytetarët kanë paraqitur 5 kërkesa, që përfshijnë:
1.      Dorëheqjen e Qeverisë;
2.      Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike;
3.      Shfuqizimin e kuadrit ligjor për Paketën e Maleve;
4.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
5.      Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare. 
 
Është evident fakti që zëri i qytetarëve është dëgjuar nga isntitucionet europiane, ku së fundmi në seancën plenare të Parlamentit Europian, shumë eurodeputetë kanë diskutuar mbi zhvillimet në Shqipëri nisur nga protesta masive e qytetarëve.
 
Vetë Parlamenti Europian, në datën 17 Qershor 2026, ka miratuar Rezolutën P10_TA(2026)0217 “Mbi raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025”. Ndër të tjera, në këtë Rezolutë, parashikohet se Parlamenti Europian:
 
Shpreh keqardhje të thellë për faktin se Ligji i Shqipërisë për Investimet Strategjike i vitit 2015 është zgjatur, duke pasur parasysh se dispozitat e tij mundësojnë procedura të përshpejtuara të dhënies së lejeve dhe reduktim të kontrollit mjedisor, gjë që rrezikon të ketë ndikime negative mbi zonat e mbrojtura dhe zona të tjera me ndjeshmëri të lartë mjedisore. Kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore.
 Thekson se Komisioni Evropian e ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë negativisht në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e protestave të vazhdueshme kombëtare lidhur me një projekt zhvillimi luksoz në shkallë të gjerë, i cili kërcënon një zonë të mbrojtur natyrore ku jetojnë flamingot, fokat dhe ku ndodhen vende folezimi të breshkave. Mbështet kritikat e Komisionit në këtë drejtim dhe kujton se përafrimi me legjislacionin mjedisor të Bashkimit Evropian, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet, është një kusht paraprak për anëtarësimin në BE.
 Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë tregojnë pasojat konkrete të këtyre ndryshimeve ligjore dhe rreziqet që ato sjellin për zonat me vlera të njohura ekologjike. Ndjek nga afër protestat masive dhe paqësore që po zhvillohen në këtë kuadër. I bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të lejeve, punimet ndërtimore dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, në përputhje me kërkesat e kahershme të Komisionit dhe Parlamentit Evropian dhe në linjë me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të garantohet përputhshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës. Nënvizon se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve të plota të ndikimit në mjedis, në përputhje të plotë me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent konsultimi publik me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile.
 
Në këto kushte, me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me shqetësimet sa më lart, në kushtet kur kërkesat e qytetarëve shqiptarë që protestojnë janë gjetur të drejta edhe nga vetë Parlamenti Europian, në mbështetje të nenit 80, pika 1, të Kushtetutës dhe nenit 97, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, në seancën plenarë më të parë, për të informuar Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të evidentuara në Rezolutën e Parlamentit Europian për 3 pikat më sipër, që rezultojnë të jenë gjithashtu kërkesa të qytetarëve që prej rreth 3 javë protesojnë në mënyrë paqësore.

Shkarko dokumentin

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco