Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘36 vite mbijetesë, 20 ditë qëndresë’/ Qytetari nga protesta: Rama ka detyrimin të japë dorëheqjen

20:36, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një qytetar që mori fjalën në ditën e 20-të të protestës para Kryeministrisë theksoi se tubimi nuk është një akt simbolik, por një qëndresë për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit.

Ai kujtoi se pas “36 vitesh mbijetesë” qytetarët po sakrifikojnë çdo ditë për një Shqipëri më të mirë, ndërsa kërkoi me forcë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, bashkimi i qytetarëve dhe diasporës është garancia për ndryshimin që kërkohet.

Qytetari: Përshëndetje të gjithëve. Do të desha si fillim, nga qindra mesazhet të shkëpus vetëm një emërtim, një mesazh që dy profesorë, doktorë të shkencave gjeologjike më kanë dërguar, në pamundësi që ata të jenë fizikisht këtu. Që është Hazbi Shehu dhe Isuf Tushe. Mesazhi është shumë i gjatë dhe unë nuk dua t'i harxhoj kohë kësaj proteste kaq të bukur. Kanë vetëm dy fjalë. E para është që duhet të kuptojnë që të gjithë, këto janë 36 vite mbijetesë. Kurse këtu në shesh janë 20 ditë qëndresë! Duhet të kuptojnë që të gjithë që nuk janë ditë shëtitjeje që vijnë njerëzit në bulevard se nuk kanë çfarë të bëjnë. Por janë ditë që të mbrojnë dhe të kërkojnë që dinjiteti i tyre të vendoset në vend.

Rama jep dorëheqjen! Rama jep dorëheqjen!

Këto janë ditë sakrifice për një Shqipëri më të mirë. Pas ditëve qëndresë dhe reflektimi, siç e dëgjuat dhe njoftimin, diaspora është bashkuar me ne. Më në fund zëri i shqiptarëve është bashkë! Ka vetëm një drejtim, dhe ky zotëria që vjen herë pas here këtu nga mbrapa duhet ta dëgjojë mirë. Kush është kërkesa jonë për të?

Rruga e gjatë dhe e mundimshme, filloi këtu në shesh me ju dhe është e gjitha për ju, rini. Ky i ka ngelur vetëm gjëja e fundit që të bëjë. Është detyrim për të, të japë dorëheqjen! Më fort që ta dëgjojë aty ku është se bën sikur nuk na sheh. Më fort dhe sa më shumë të bashkuar! Vetëm bashkimi do t'i japë të drejtën dhe një Shqipëri të re, për ju të rinjtë.

Dorëheqje! Dorëheqje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco