Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Rama si Maduro', qytetari në protestë: Mohuat Shqipërinë, e shfrytëzuat e nuk e ndryshuat

20:48, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ne protestën e 20-të para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një i ri në fjalën e tij e cilësoi kreun e qeverisë si “Ramaduro”, duke e krahasuar me presidentin e Venezuelës Nicolás Maduro dhe duke e akuzuar për kapje të shtetit, favorizim të oligarkëve dhe qeverisje klienteliste.

Protesta u shoqërua me tone të forta politike dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa folësi deklaroi se pushteti ka humbur lidhjen me qytetarët dhe po qeveris për një pakicë të privilegjuar, jo për interesin publik.

‘ Krenar për këtë protestë madhështore, krenar për marshimin e përditshëm nëpër Tiranë dhe akoma më shumë krenar për qytetarët që na përshëndesin nga shtëpitë e tyre dhe në rrugë.

Këta oligarkë, këta Shqipërinë e mohuan. Këta krijuan monopole dhe Shqipërinë e shfrytëzuan, nuk e ndryshuan.

Dua të falënderoj nga zemra shqiptarët e diasporës që po bashkohen çdo ditë në këtë protestë.

Zoti Rama ka dalë përsëri duke thënë për investimet që do të vazhdojnë. Zoti Rama, do t’i zhgënjeni miliarderët njësoj siç keni zhgënjyer shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve.

Jeni njësoj si Maduro, nuk keni asnjë ndryshim. Ju keni vetëm një ndryshim: ju visheni me Adidas.’—u shpreh i riu

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco