Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

‘35 vjet s’ka ndodhur kjo protestë’/ Qytetari në protestë: Rama, Belinda na kanë vjedhur gjithçka

‘35 vjet s’ka ndodhur kjo protestë’/ Qytetari në protestë: Rama, Belinda na kanë vjedhur gjithçka

20:02, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Duke folur në protestën qytetare, Gëzim Sadikaj, nga zona e Astirit u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos e braktisin sheshin.

Gjatë fjalës së tij, ai ka treguar se, policia e kishte nxjerrë me gaz nga shtëpia e tij, sepse Edi Rama, Belinda Balluku dhe Sallillarin.

‘Përshëndetje të gjithëve.

Është një mrekulli e rrallë në Shqipëri që ndodh një protestë e tillë. 35 vjet, 35 vjet kjo protestë nuk ka ndodh. Por politika jashtë saj! Politika jashtë saj ka pas mundësi që të rregullojë shumë gjëra.

Unë jam qytetar, banor i Astirit dhe drejtues i asaj proteste. Në orën katër të gjithëve na nxorën me gaz nga shtëpitë tona, jo se ishim kundër atij projekti, po sepse ne këtë të ditë, të gjithë na vjedhin.

Lekët, në Unazën e Re dhe gjithë Unaza e Madhe është ndarë me lote. Dhe aty janë krimineli Salillari, ushtari i këtij, këtij kriminelit dhe shumë të tjerë. Unë ju falënderoj nga zemra këtë rini dhe e kam mbështetur që në fillim këtë protestë, sepse kjo protestë nuk është protestë për të marrë pushtetin, protestë për t'i dhënë fund këtyre qelbësirave! Që rropaten duke vjedhur!

Nuk u ngopën duke vjedhur!

Arsimi, shëndetësia, shikoni, Belinda nuk ka shkollën e mesme dhe është zëvendëskryeministre. 8 miliardë euro i ka menaxhuar ajo pa shkollë. Kështu që ju që keni diploma, ju që rrini natën duke studiuar, ju duhet të vini këtu, jo këto korba!

Ndaj ju bëj thirrje, ju bëj thirrje, kam mbështetës në këtë protestë, ju bëj thirrje prindërve, mbështesni të rinjtë, mbështesni të ardhmen se na i vodhën të tëra këto qelbësira. Faleminderit!’, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco