Prokuroria e Posaçme, SPAK ka regjistruar procedim penal ndaj gjyqtares me 3 mbiemra, Irena Gjoka, Shpata Maneku, ndërsa KLGJ duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”
“Irena Gjoka jo vetëm ka gënjyer duke aplikuar për vetingun por ka vijuar të falsifikojë të gjithë dokumentet në vijimsi’ thotë avokatja Adriana Kalaja e cila ka në dispozicion dhe ia ka dorëzuar drejtësisë 12 dosjet që vërtetojnë falsifiket e Gjokës.
E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Kalaja provon se në 3 raste, gjyqtarja me 3 mbiemra ka refuzuar deklarimin e dënimit të saj me burg në shtetin helen gjatë plotësimit të formularëve të vetëdeklarimit.
“Edhe mënyra si e ka ushtruar detyrën si e kaloi vetitngun, tregojnë se jo vetëm që kjo gjyqtare nuk plotësonte kushtet të kalonte vetingun, por kjo gjyqtare me këto të dhëna duhej kryesisht të ishte hetimi para organeve të drejtësisë pasi në dhjetor 2019 u krijua SPAK dhe ishin të gjithë elementët” nënvizon Kalaja.
Në studio avokatja sjell dhe precedentët të cilët janë shkarkuar edhe pse kanë pasur probleme më minimale.
”Rasti precedent është ai i zotit Admir Thanza, që për gjëra shumë më të vogla se Irena Gjoka Shpata Maneku u dënua dhe u shkarkua.
Rasti tjetër: Anëtari i KPA-së, Luan Daci. U shkarkua dhe dënua vetëm se nuk kishte deklaruar shkarkimin nga KLD në 1996.
Ardian Hajdari, problem me pasurinë. A e di sa probleme ka Irena Gjoka me pasurinë’ thotë ajo.
Denoncimi i fundit i Kalasë?
“Tre ditë më parë denoncova si në 1996, në Patos të Fierit bëhet një kontratë qiraje në kompjuter kur nuk ishte shpikur akoma wordi. Është i njëjti Stefanaq Gjoka që në 1996. Që në 2003 thotë e kam burrë, në 2005 kam nisur bashkëjetesën.
Po pse Irena Gjoka e kaloi vetingun edhe pse me integritet të cënuar?
“Edi Rama kërkonte një ushtare të bindur ta kishte të gatshme sa herë ai fishkëllente… Kolegët e Irenës janë shkarkuar për 50 mijë lekë.” nënvizon Kalaja duke shtuar se në dorën e saj janë 12 dosje kundër Irena Gjokës dhe I bën thirrje KLGJ të bëjnë kujdes kur të shqyrtojnë rastin pasi mund të kthehet në një precendet.
’ KLGJ-ja dhe KLP-ja mund të marrin një vendim antikushtetues dhe antiligjor për asgjësimin e të gjithë dosjeve të magjistratëve që kanë kaluar vetingun. Pra, e ka kaluar Irena, t'i djegim gjithë gjërat ne që të mos lëmë gjurmë” thotë Kalaja ndërsa paralajmëron: “KLGJ të ketë kujdes. Të gjithë do të ngrejnë dorën në favor do të kenë kallëzim penal”.
© SYRI.net