Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Avokati: Në Vlorë po bëhet spastrim institucional, për të mbaruar planet e tyre grabitqare

Avokati: Në Vlorë po bëhet spastrim institucional, për të mbaruar planet e tyre grabitqare

09:04, 28/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Avokat i ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto”, ka komentuar situatën politike dhe institucionale në qytetin e Vlorës, duke hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit për mënyrën se si po trajtohet ky qytet në vitet e fundit. Në deklaratën e tij, Gunbardhi u ndal veçanërisht te investimet e shpallura ndër vite për Vlorën, të cilat, kanë mbetur kryesisht në letër, ndërsa në terren qyteti po përballet me një rënie të ndjeshme të pranisë institucionale dhe shërbimeve publike.

Ai theksoi se Vlora, që dikur ishte në fokusin personal të kryeministrit, sot është lënë pas dore dhe po përjeton atë që e cilësoi si një “spastrimi institucional”, ku drejtori dhe institucione kyçe po largohen gradualisht nga qyteti, duke dëmtuar interesat e qytetarëve dhe zhvillimin e zonës.

Sipas avokatit Gunbardhi, janë shpallur mbi 500 milionë euro investime për Vlorën, por në realitet, vetëm një pjesë minimale e tyre janë realizuar. Ai e cilësoi këtë si një praktikë të njohur, ku projektet prezantohen në letra, ndërsa fondet, sipas tij, ose janë shpërdoruar ose janë përgjysmuar.

Një tjetër pikë e fortë e deklaratës ishte shkarkimi i 52 punonjësve të Kadastrës në Vlorë, të cilët, sipas Gunbardhit, po kërkojnë me të drejtë mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ai kujtoi se më herët janë larguar edhe institucione të tjera nga qyteti, përfshirë zyrën e arsimit, Drejtorinë e Rrugëve dhe strukturat e bujqësisë, duke e lënë Vlorën çdo disa muaj pa një drejtori tjetër funksionale.

Sipas tij, mungesa e reagimit qytetar në raste të mëparshme ka inkurajuar qeverinë të vazhdojë këtë politikë të zhvendosjes së institucioneve, duke e dobësuar gjithnjë e më shumë rolin e Vlorës si qendër administrative.

Avokati Geron Gunbardhi theksoi se opozita do të vazhdojë të ngrejë zërin për çdo shqetësim që prek qytetarët e Vlorës, duke e cilësuar këtë si një detyrim qytetar dhe politik. Ai bëri thirrje për reagim dhe solidaritet, duke paralajmëruar se heshtja, i hap rrugë realizimit të planeve grabitqare ndaj qytetit.

Deklarata e plotë:

"Vlora është kthyer nga një qytet që kryeministri e nisi me qejf, erdhi, bëri plazh në Vlorë, ka pasur nostalgji për qytetin e Vlorës, ka ardhur me pushime. Janë derdhur shumë lekë këtu, kanë kaluar 500 milionë euro investime në letra domethënë, se në Vlorë vetëm 1 e 3 e atyre lekëvejanë hedhur.

Pra, si në çdo vend tjetër, edhe Vlora është përfshirë në investime të mëdha në letra dhe, në fakt, investimet janë vjedhur e përgjysmuar, si në çdo vend tjetër.

Ka kohë që kryeministri ka hequr dorë nga Vlora, që para 4 vitesh, kur iku nga qyteti i Vlorës si “deputet”, u zhgënjye se nuk priste që qytetarët e Vlorës nuk do ta votonin. Duke mos e votuar, ai ka kohë që me Vlorën sillet keq dhe, për fat të keq, akoma më shumë sillet keq me deputetët e Vlorës, ku për turpin e tyre, në asnjë moment ata nuk kanë folur, sepse në fund të fundit, pavarësisht mënyrës se si ata kanë ardhur, janë deputetë të qytetarëve të Vlorës.

Për hir të së vërtetës, ata duhet të flisnin një herë të vetme. Edhe aq pak sa i kanë votuar, duhet të flisnin për zhvillimet e qytetit të Vlorës dhe, për fat të keq, edhe kur i heqin nga puna, na kërkojnë ne të opozitës të dalim e të flasim, se ne nuk flasim dot, thonë se jemi nëpër punëra, kemi njerëzit tanë nëpër punë dhe na heqin prej aty.

Si gjithmonë, ne të opozitës bëjmë detyrën tonë, sepse Vlora është e të gjithëve, Vlora është e shqiptarëve, është e vlonjatëve dhe është detyra jonë që t’i paraqesim këto shqetësime që kanë qytetarët e Vlorës.

Rasti i radhës është shkarkimi i 52 tpunonjësve ë Kadastrës. Këta punonjës me të drejtë kërkojnë të drejtën e tyre dhe kërkojnë mbështetjen e qytetarëve.

Kur janë hequr zyra të tjera, si dhoma e avokatisë, bëmë grevë e protesta dhe prisnim që qytetarët të na mbështesnin, sepse kjo do të ishte pro edhe për ata, dhe kjo gjë nuk ndodhi.

Dhe, përderisa ata nuk reaguan, vazhduan: zyrën e arsimit e çuan në Fier, Drejtorinë e Rrugëve e çuan në Gjirokastër, atë të bujqësisë në Lushnje dhe këta Vlorës, çdo dy a tre muaj, i heqin drejtori.

Këta me Vlorën po bëjnë një spastrimi institucional dhe duan ta lënë në heshtje e të mbarojnë planet e tyre grabitqare për Vlorën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco