Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

'Ping-pong' institucional për Ballukun, Nuri: Po blihet kohë me teknikalitete, po shkohet drejt limiteve kohore...

18:37, 27/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një përplasje institucionale mes Gjykatës Kushtetuese dhe mazhorancës parlamentare po mban pezull vendimmarrjen për fatin e ministres Belinda Balluku, duke krijuar një situatë të paprecedentë ligjore. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar zëvendësimin e masës ndaj saj me arrest, procedurat dhe afatet po shtyhen, çka i ka mundësuar ministres të vijojë detyrën.

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri, deklaroi në emisionin “Task Forcë” në Syri TV se zvarritja e një kërkese për arrest ndaj një zyrtari të lartë nuk ka ndodhur më parë në këtë formë.

“Është arritur me teknikalitete, duke përfituar edhe nga fakti që ishte fundi i vitit dhe parlamenti ishte mbyllur për disa javë. U fitua rreth një muaj e gjysmë kohë nga paraqitja e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për zëvendësimin e masës së zonjës Balluku me arrest. Por kjo nuk mund të shkojë në infinit. Rregullorja parashikon një afat maksimal tremujor,” tha Nuri.

Sipas tij, po ndiqet një skenar për të shkuar drejt limiteve kohore, duke krijuar një “ping-pong” institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit. Ai theksoi se Kushtetuesja, duke mos marrë një vendim dhe duke njoftuar se nuk arriti të shprehet, praktikisht ia ka lënë topin në fushë Kuvendit, pikërisht një ditë para mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve.

“Nëse Gjykata Kushtetuese do të kishte marrë sot një vendim, ai do të reflektohej menjëherë në mbledhjen e 28 janarit. Por duke mos vendosur, i jep mundësinë mazhorancës të thotë se po pret vendimin e Kushtetueses,” u shpreh ai.

Nuri argumenton se kërkesa për arrest është procedurë e ndryshme nga çështja e pezullimit nga detyra dhe nuk duhet të kushtëzohet nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, për shkak të pezullimit të vendimit të mëparshëm, masa e pezullimit ndaj ministres mbetet e ngrirë, duke i lejuar asaj të vijojë funksionin.

“E vetmja lidhje është që vazhdon të jetë i ngrirë vendimi për pezullimin. Nëse Kushtetuesja do ta kishte rrëzuar kërkesën, automatikisht do të hynte në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin dhe zonja Balluku do të ishte sot e pezulluar,” tha ai.

Sa i përket mbledhjes së Këshillit të Imuniteteve, Nuri ngriti shqetësimin se ajo mund të mos zhvillohet ose të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ai kujtoi se deputetët e opozitës kanë paraqitur të paktën pesë kërkesa për mbledhjen e këtij këshilli, por sipas tij, ato nuk janë marrë në konsideratë.

Sipas tij, mazhoranca mund të tentojë që mbledhja të jetë pa transparencë, për të shmangur publikimin e argumenteve dhe qëndrimeve të përfaqësuesve të SPAK-ut.

Nuri:

Sonila, është e vërtetë që ndodhemi në një situatë të paprecedent. Nuk ka ndodhur kurrë që një kërkesë për masë arresti ndaj një zyrtari të lartë, nga një deputete, nga një ministri, nga një ministre, nuk ka rëndësi, një zyrtari të lartë të zvarritet deri në këtë pikë. Është arritur me teknikalitete, me faktin që ishte fundi i vitit dhe parlamenti ishte mbyllur për disa javë, u arrit që të fitohej një muaj, një muaj e gjysëm kohë nga data e paraqitjes së kërkesës nga ana e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësimin e masës së Belinda Ballukut me masën e arrestit. Por nuk mundet të kalohet në infinit. Rregullorja ka parashikuar një afat maksimal tre mujor dhe fatkeqësisht, skenari është shumë i dukshëm. Po shkohet drejt limiteve kohore, duke tentuar çdo gjë që pikërisht institucionet të luajnë ping-pong me njëra-tjetrën.

E kemi thënë edhe në ndërhyrjet e tjera që kemi pasur, në intervistat e tjera që kemi pasur edhe së bashku që po nuhatej dhe po kuptohej diçka e tillë që Kushtetuesja, Gjykata Kushtetuese nga njëra anë priste dhe është duke pritur ndoshta ende se çfarë do të bëjë politika. Dhe kalendari asnjëherë në këto raste nuk është koincidencë. Nëse Kushtetuesja do të kishte marrë sot një vendim, patjetër që kjo do të reflektohej nesër, në datë 28 janar, kur është parashikuar mbledhja e Këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve. Por çfarë bën? Kushtetuesja sot del me një njoftim dhe thotë që ne nuk arritëm dot të marrim vendim dhe tashmë do presim, me pak fjalë se çfarë do të thotë Kuvendi, për masën e arrestit, e cila e tejkalon pezullimin nga detyra të zonjës Balluku, sepse është një moment tashmë edhe i tejkaluar në kuptimin që kërkesa e paraqitur nga prokuroria për arrest është shumë herë më e fortë sesa pezullimi apo jo nga detyra e një zyrtari të lartë.

Dhe ndërkohë, nesër, me këtë manovër, i lihet mundësia mazhorancës që të thotë që edhe ne po e shtyjmë tashmë dhe po presim se çfarë do të thotë Kushtetuesja. Pra është duke u luajtur një lojë ping-pongu ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe mazhorancës...

E para po tentojnë të fitojnë kohë dhe nga ana tjetër japin mesazhin se jemi duke pritur vendimet e institucioneve për... mesazhi i jepet për publikun në këndvështrimin tim, sepse pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e njohin Kushtetutën, nuk e njohin ligjin në detaje, nuk i njohin këto teknikalitete dhe kjo shërben për të qetësuar një pjesë të elektoratit, një pjesë të popullit, një pjesë të qytetarëve që mund t'i ndjekin dhe mund të dëgjojnë këto zhvillime dhe mund të jenë të shqetësuar apo jo nga këto zhvillime dhe duke i qetësuar duke thënë që çdo gjë është brenda normalitetit se po presim vendimmarrjet e institucioneve të ndryshme. Ndërkohë që nuk kanë, siç e thatë dhe ju, nuk kanë asnjë lidhje. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin nga detyra nuk varet fare nga pjesa e kërkesës për arrest, e cila është kërkesë krejt ndryshe.

Kështu që normalisht nuk duhet të kishte lidhje ndërmjet tyre, por...

Po, është e vërtetë që ndërkohë zonja Balluku është ende në detyrë, vazhdon e pashqetësuar detyrën, sikur mos kishte ndodhur asgjë, sepse Gjykata Kushtetuese duhet ta rikujtojmë, e vetmja lidhje është pezullimi i vendimit të gjykatës për pezullimin. Pra, vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa kohë nuk, nuk ka dalë dhe nuk merret një vendimmarrje, vazhdon të mbetet në fuqi ai vendimi i para vitit të ri që ka të bëjë me ngrirjen e pezullimit. Pra, ka, e vetmja lidhje nëse mund ta themi kështu është që vazhdon të jetë i bllokuar, vazhdon të jetë i ngrirë vendimi i pezullimit dhe prandaj zonja Balluku është ende në detyrë. E thënë me fjalë të thjeshta, nëse sot Kushtetuesja do të kishte dalë me vendimin që kërkesa do të ishte hedhur poshtë, atëherë automatikisht do t'i kishte hyrë në fuqi vendimi i Gjykatës së Posaçme në sa i takon, pra po themi pezullimit të detyrës së zonjës Balluku dhe zonja Balluku do të ishte sot e pezulluar.  Dhe nuk do të kishte mundësi nesër të shkonte në zyrë pavarësisht vendimmarrjes apo jo të Kuvendit sa i takon imunitetit të saj.

Nesër normalisht, nëse do të zhvillohet, urojmë dhe shpresojmë që të zhvillohet mbledhja. Këtë duhet ta fillojmë sepse jo çdo gjë është e sigurt. Këtu po shkelet rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta në të gjitha aspektet juridike dhe ato...

Jashtë kornize ligjore, juridike, kushtetuese dhe madje dhe po themi rasteve dhe kazuseve të ngjashëm të precedentit. Ju i kujtoj që janë bërë të paktën pesë kërkesa nga deputetët e Partisë Demokratike prezentë dhe anëtarë me të drejta të plota në Këshillin e Imuniteteve që ky këshill të mblidhet jashtë vullnetit të mazhorancës sepse e parashikon rregullorja që mund ta thërrasin dhe opozita, mund ta thërrasë mbledhjet e tij, por nuk u zhvillua mbledhja. Prandaj nesër urojmë njëherë në radhë të parë që mbledhja të zhvillohet. Pastaj mund të parashikoj fare mirë që do të ketë debate sa i takon të jetë mbledhja publike apo me dyer të mbyllura.

Pra do të ketë transparencë në lidhje me se çfarë qëndrimi do të mbajë Prokuroria e Posaçme, cilat mund të jenë provat apo indicjet e reja, apo dhe çfarë qëndrimi publik mund të ketë dhe çfarë qëndrimi mund të ketë kjo palë e interesuar në këtë proces le të themi, që tashmë ka një, mbart një interes të jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër shoh, parashikoj që deputetët e mazhorancës nga ana tjetër të bëjnë çmos që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura, që të mos bëhet transparente, mos të dalin argumentat, mos të dalin në media qëndrimi që mund të kenë prokurorët apo përfaqësuesit e SPAK-ut e tjerë e tjerë me radhë. Dhe këto të shohim se si do të zhvillohet kjo seancë nesër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco