Më i madh delegacioni shqiptar se numri i deputetëve izraelitë/ Rama bojkotohet në Knesset

Më i madh delegacioni shqiptar se numri i deputetëve izraelitë/ Rama bojkotohet në Knesset

19:47, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Historia e jashtëzakonshme e popullit shqiptar, i cili i mbrojti hebrenjtë gjatë Holokaustit, e çoi Edi Ramën në parlamentin izraelit (Knesset).

Në këtë parlament, Edi Rama mbajti një fjalim përpara të pranishmëve.

Por ajo që ra në sy ishte prania shumë e ulët e ligjvënësve izraelitë.

Ndërkohë nga ana tjetër, salla ishte mbushur me një numër të pazakontë nga delegacioni shqiptar.

Edi Rama do të flasë gjithashtu edhe në një konferencë kontroverse për antisemitizmin.

Gazeta izraelite Haaretz shkruan se në këtë konferencë do mungojnë organizatat kryesore që janë angazhuar në betejën ndërkombëtare kundër urrejtjes ndaj hebrenjve.

Nga ana tjetër, në konferencë janë ftuar drejtues të partive me rrënjë neo-naziste dhe antisemitike.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco