'Shfaqa provat para gjykatës’/ Kalaja për gjyqin me Veliajn për 'shpifje': Nuk jam tërhequr nga asnjë deklaratë

18:15, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari dhe aktivisti, njëherazi dhe Drejtuesi i Departamentit për Mbrotjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja ka vijuar me seancat gjyqësore kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje.

‘Përfunduam seancën e radhës në Gjyaktën e Tiranës (Dhoma Penale), ku u shfaqën provat e mia dhe ekipit tim mbrojtës. Me video dhe audio kam vërtetuar para gjykatës të gjitha çfarë kam shprehur në media dhe nuk jam tërhequr nga asnjë deklaratë. U shqyrtuan afro gjysma e provave dhe seanca u ndërpre pas 2 orësh. U caktua seanca e radhës me datë 11 shkurt, ora 13:00, ku do meren parasysh provat e tjera’, thekson Kalaja në lidhje me zhvillimet gjyqësore ndaj Veliajt.

Kalaja: Filluam me shqyrtimin e provave, për pretendimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ndaj meje, për shpifje.

Përfunduam seancën e radhës në Gjyaktën e Tiranës (Dhoma Penale), ku u shfaqën provat e mia dhe ekipit tim mbrojtës. Me video dhe audio kam vërtetuar para gjykatës të gjitha çfarë kam shprehur në media dhe nuk jam tërhequr nga asnjë deklaratë. U shqyrtuan afro gjysma e provave dhe seanca u ndërpre pas 2 orësh. U caktua seanca e radhës me datë 11 shkurt, ora 13:00, ku do meren parasysh provat e tjera.

Theksoj se kjo është padi strategjike nga ana e zotit Veliaj, sepse hallin që ai ka nuk ia zgjidh dot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco