Vasili: Rama duhet të shpjegojë votat kundër Izraelit, veprimet e tij janë të papajtueshme me fjalët

Vasili: Rama duhet të shpjegojë votat kundër Izraelit, veprimet e tij janë të papajtueshme me fjalët

13:10, 26/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet sociale,  ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama për veprimet e tij kundër Izraelit.

Vasili theksoi se në vitin 2017, Rama votoi pro një rezolute të OKB-së që shpallej të pavlefshëm vendimin e SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, dhe në 2018 mbështeti Palestinën në OKB, duke vepruar kundër interesave të Izraelit.

Sipas Vasilit, këto veprime janë të papajtueshme me fjalët mbështetëse për Izraelin dhe me historinë e shqiptarëve ndaj hebrejve. Ai gjithashtu rikujtoi përdorimin nga Rama të termit përçmues "çifut" në Parlament, duke e quajtur atë "antijehudi".

Postimi:

Rama ne Izrael te tregoje pse votoi kunder Jeruzalemit kryeqytet!

Rama ne Izrael ka shume per te shpjeguar sepse ja me fjale, por me vote ne OKB ka votuar kunder Izraelit.
Ne dhjetor te vitit 2017 ne Asamblene e Përgjithshme te Organizatës së OKB Edi Rama votoi pro projekt rezolutës se hartuar nga Egjipti, e cila shpall të pavlefshëm vendimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Çdo tu thote izraeliteve sot ne fjalen e vet qe votoi kundra tyre dhe kundrs Presidentit Trump per njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e tyre.
Ne tetor te vitit 2018 ne mbledhjen e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara Edi Rama votoi per për përcaktimin e Palestinës si kryesuese e “Grupit 77”, për vitin 2019, duke votuar kundër interesave të Izraeli dhe SHBA në marrëdhëniet mes tyre.

Pra Rama ne pozicionin e njeriut te pabese duhet ti shpjegoje keto votime te renda kunder Izraelit.
Fjalet e bukura dhe mbeshtetja e shqiptareve ndaj ebrejve ne kuften e dyte boterore jane merita qe s'kane asnje lidhje me Edi Ramen.

Edi Rama ne mbeshtetje te leftisteve sorrosiane me veprime kontrete ka vepruar kunder izraelit.
Edhe ne mes te parlamentit shqiptareve ka perdorur termin percmues " çifute" per popullin e Izraelit.

Mos duhet qe edhe ne ti harrojme keto ashtu siç bejne debilat mediatike te Rames qe bejne megafonin e tij.
Ndaj edhe pompimi i kesaj vizite ne Izrael e nje antiebreu si Edi Rama eshte pak te quhet nje humor i zi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco