Ministri i Drejtësisë i Edi Ramës, Besfort Lamallari, u tha qytetarëve sot se nuk duhet të presin shumë nga drejtësia.
Ai u kërkoi atyre që t’i zgjidhin çështjet me ndërmjetësim.
Deklarata e tij erdhi pasi stoku i dosjeve si pasojë e reformës ka kapur qiellin.
Qytetarët duhet të presin edhe me dekada për të marrë drejtësi.
Si një nga zgjidhjet kryesore për lehtësimin e stokut, ministri i Ramës kërkoi përdorimin më aktiv të ndërmjetësimit, duke u bërë thirrje gjyqtarëve që të orientojnë palët drejt pajtimit dhe zgjidhjeve jashtëgjyqësore.
“Kuadri ligjor ekziston, mekanizmat ekzistojnë. Ministria e Drejtësisë po merr masat e nevojshme për ta bërë ndërmjetësimin një instrument real dhe funksional”, deklaroi ai.
Lamallari theksoi se, përballë një situate kritike me stokun e dosjeve, ndërmjetësimi mbetet një nga mundësitë më të mëdha të humbura, pavarësisht ndikimit pozitiv që mund të ketë në lehtësimin e barrës së gjykatave dhe përshpejtimin e drejtësisë.
Kujtojmë se drejtësia e vonuar cilësohet si drejtësi e mohuar.
© SYRI.net