Protesta e opozitës bëhet lajm në median kombëtare gjermane: Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta e opozitës bëhet lajm në median kombëtare gjermane: Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve

18:26, 25/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë ka marrë vëmendje edhe në mediat ndërkombëtare. Deutschlandfunk, një nga katër kanalet kombëtare të radios publike gjermane Deutschlandradio, i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri.

Në raportimin e saj, media gjermane thekson se në kryeqytetin shqiptar kanë ndodhur përplasje mes protestuesve dhe policisë gjatë një demonstrate të opozitës përpara selisë së qeverisë. Sipas lajmit, pas fjalimit të liderit të opozitës së djathtë, Sali Berisha, disa demonstrues hodhën mjete shpërthyese artizanale dhe gurë në drejtim të forcave të rendit. Më pas, gjatë marshimit drejt Parlamentit, pati përpjekje për të çarë kordonin policor, ndërsa policia reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Deutschlandfunk raporton se Berisha u bëri thirrje mbështetësve të tij të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Sipas policisë, të paktën dhjetë efektivë mbetën të plagosur lehtë gjatë përplasjeve, ndërsa Berisha deklaroi se 25 protestues janë arrestuar.

Media gjermane sjell në vëmendje se një komision parlamentar pritet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në lidhje me përfshirje në çështje korrupsioni që lidhet me kontrata publike.

Deutschlandfunk:

Përplasje me policinë gjatë një demonstrate të opozitës në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mbrëmë kanë ndodhur përplasje gjatë një demonstrate kundër qeverisë.
Pas një fjalimi të politikanit të opozitës së djathtë, Berisha, përpara selisë së qeverisë, demonstruesit hodhën mjete shpërthyese artizanale (kokteje Molotov) dhe gurë drejt policisë. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të thyenin barrikadat gjatë marshimit drejt Parlamentit për të thyer bllokadat. Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.

Berisha u kishte bërë thirrje mbështetësve të tij të bashkoheshin për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit socialist Rama. Sipas policisë, gjatë trazirave u plagosën lehtë të paktën dhjetë efektivë policie. Berisha deklaroi se 25 demonstrues janë arrestuar.

Të mërkurën, një komision parlamentar pritet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku. Bëhet fjalë për dyshime për përfshirje në një rast korrupsioni që lidhet me kontrata publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco