E dënuara Irena Gjoka zgjedh të dënuarin Ben Meçaj, për ta mbrojtur në TV

E dënuara Irena Gjoka zgjedh të dënuarin Ben Meçaj, për ta mbrojtur në TV

10:25, 24/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Syri.net

 

Pasditen e djeshme disa dokumenta me përmbajtje në gjuhën greke dhe atë shqiptare, rrodhën qëllimisht në redaksitë e lajmeve, duke sjellë shpalosjen e pretendimeve mbrojtëse që gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, kishte dorëzuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Shumë analistë dhe medimtarë të jurisprudencës dolën në mbrojtje të Irena Gjokës, duke e shpallur atë të pafajshme, të padënuar sepse sipas tyre dënimi me 3 muaj burgim ishte amnistuar nga vetë shteti grek dhe kësisoj dilnin në përfundimin se KLGJ, nuk duhet të shkarkojë Irena Gjokën.

Kulmi i ditës së djeshme për mbrojtjen e Irena Gjokës, u arrit me daljen në skenë publike të ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani dhe inxhinierit nga Fieri, prej nga është dhe Irena Gjoka, Arben Meçaj. Në mbrojte doli dhe kushëriri i Irena Gokës, Alfred Balla, sot avokat por më parë ka mbajtur postin e kreut të KLP-së.

Ylli Manjani, një kritik i flaktë i standardeve poshtëruse të vendosura nga GJKKO dhe SPAK, doli në konkluzjonin se shteti duhet të mbrojë, Irena Gjokën.

Nuk ishte parë që një avokat të mbrojë të pandehurin VIP, Pëllumb Gjoka, dhe njëherësh të mbrojë publikisht gjyqtaren Irena Gjoka, që gjykon Pëllumb Gjokën.

Pas disa shkrimeve ‘pro’ versionit të dhënë në KLGJ nga Irena Gjoka, kjo e fundit dje nxori në publik dhe një analist shumë të njohur nga Fieri, Arben Meçaj.

E dënuara Irena Gjoka, zgjodhi t’i bënte mbrojtjen i dënuari me 6 muaj burgim, Arben Meçaj.

Meçaj njihet si ekspert rrugësh, inxhinier, ekspert tërmetesh dhe përmbytjesh, i përfolur si spiun me pseudonimin “Sqepari” dhe si njeriu që çoi drejt hetimit Lulzim Bashën për “Rrugën e Kombit”.

Por sipas një vendimi të gjykatës së Tiranës të marë në muajin qershor 2019, Arben Meçaj rezulton edhe me aftësi të pazakonta fizike, për neutralizimin fizik të një apo disa personave njëherësh.

Edhe pse i moshës rreth 60 vjeç, ekpertin e tërmeteve, Arben Meçajn, do ta kishte zili edhe vetë Jean-Claude Van Damme (Vandami) në kulmin e moshës së tij.

Sipas një dosje penale, Arben Meçaj, natën 13 marsit 2018 ka “palosur” 9 djem të rinj me grushte dhe me lopatën e picave, duke u dëmtuar më pas edhe makinat.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në lokalin “Bujtina e Diellit” në Baldushk, ku pronare është gruaja e Benit, Silva Meçaj.

Të rinjtë Xhulia Kulla, Gevin Hoxha, Franci Hoxha, Sivio Alebi, Kimberli Tushaj, Donald Kondi dhe Klejdi Tishaj kanë shkuar për të festuar ditëlindjen e Endri Dervishit, 18 vjeç tek Bujtina e Diellit.

Shkaku i konflikti ishte se të rinjtë kishin shkuar 30 minuta me vonesë dhe për këtë arsye, Arben Meçaj, u ka kërkuar që të paguanin shpenzimet e bëra prej tij për shkak të vonesës.

Edhe pse Franci Hoxha i ka dhënë paratë, Meçaj i ka grisur paratë, ka mbyllur derën e jashtme të oborrit, ndërsa ka marrë një shkop bezbolli, duke goditut të rinjtë dhe duke i ndjekur nga pas nëpër oborr.

Më tej ka lëshuar shkopin, duke i goditur me grushte. Në vijim ka marrë lopatën e picave duke qëlluar të rinjtë në kurriz, këmbë dhe ku të mundej.

Më pas të rinjë kanë hipur mbi portë, duke mundur të largohen me vrap nga goditjet e njëpasnjëshme të Arben Meçajt. Ky i fundit nuk është ndalur me kaq, por ka goditur me lopatë makinat e të rinjve, duke i dëmtuar.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata e Tiranës me vendimin nr. 1430, datë 5.06.2019, ka dënuar Arben Meçajn vetëm për shkatërrim prone. Sot i dënuari Arben Meçaj, mbron me çdo kusht të dënuarën Irena Gjoka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco