Malltezi: Irena Gjoka ka ankimuar dënimin në gjykatën e Athinës, si e paska harruar dënimin në Janinë?

Malltezi: Irena Gjoka ka ankimuar dënimin në gjykatën e Athinës, si e paska harruar dënimin në Janinë?

21:09, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas publikimit të letrës së gjyqtares me 3 mbiemra, Irena Gjoka-Shpata-Maneku, ka reaguar edhe Jamarbër Malltezi.

Me një shënim në rrjetet sociale, Malltezi ironizon deklarimet e gjyqtares, e cila ka deklaruar në letrën e saj, se nuk kishte dijeni për vendimin e dënimit të saj.

Por ai shkruan se, si ka mundësi që gjyqtarja nuk kishte dijeni për dënimin e saj, kur atë dënim të gjykatës së Janinës, e ka ankimuar në gjykatën e Athinës.

Image

‘Irena Gjoka paska deklaruar ‘Nuk e dija që isha dënu’, por prap ‘harron’ se ka bo ankim në Gjykatën e Athinës për atë gjë. Plus ‘harroi’ me deklaru në formular edhe procedimin edhe që ju refuzu hyrja Greqi e lëshoi prokurë për 2 ekspulset’, shkruan Jamarbër Malltezi duke publikuar edhe dokumente e ankimimit të vendimit të gjykatës së Janinës.

Image

‘Vendimi i Athinës me kërkuese Irenen kriminele ku është vendosur se kompetente është Gjykata e Janinës se atjë është kryer vepra penale.

Pra, kjo mafioze kujton se mund t’i fshijë këto vendime ashtu siç bën me çekiçin që i ka dhuruar Edvini’, shkruan në një koment Malltezi, në postimin e tij.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco