Syri TV/ Krichbaum takime me qeverinë e opozitën, diskutime për luftën ndaj korrupsionit

20:20, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri Ministri për Europën i Gjermanisë Gunther Krichbaum u takua në Tiranë me zyrtarë të lartë të qeverisë, maxhorancës , opozitës dhe drejtësisë, me në fokus integrimin e shtetin e së drejtës. Ambasada gjermane në një njoftim zyrtar thekson se në këto takime u theksua se Shqipëria duhet të përmbushë reformat, sidomos në shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit e korrupsionit. Nga ana e opozitës, kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi tha se integrimi sduhet të përdoret për të mbuluar keeqeverisjen, dhe ndau shqetësimin për lidhjet e qeverisë me krimin.

Ministri i Jashtëm Gjerman Gunther Krichbaum zhvilloi këtë të premte viztë zyrtre në Shqipëri, ku u taku me zyrtarë të lartë të qeverisë, Kuvendit, opozitës dhe SPAK-ut. Proeci i ingerimit në BE ishin në fokus të diskutimeve.

Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njofitmi të shëprdarë për mediat në mbyllje të takimeve, thekson se Gjermani mbeshtet integrimin e Shqipërisë ppr theskon se vendi duhet të përmbushë reformat, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës dhe luftën e palëkundur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ndan moment nga takimi, thekson se në takim është nënvizuar se integrimi duhet të jetë një proces i bazuar ne merita e standarte, e jot ë ëprdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen

‘Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë. Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë’

Në axhendën e takimeve zyrtare të Krcichbaun në Shqipëri, përveç përfaqësuesve të politikës ishte dhe me drejtuesin e ri të SPAKput Klodian Braho, me në fokus forcimine shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, si kushte kryesore për të ardhmen europiane të vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco