'Indiferenca ka çmim të lartë', Zhupa fton qytetarët të protestojnë nesër ora 17:00 para Kryeministrisë

'Indiferenca ka çmim të lartë', Zhupa fton qytetarët të protestojnë nesër ora 17:00 para Kryeministrisë

18:59, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjete sociale, deputetja e PD-së Ina Zhupa u shpreh se indiferenca e një populli ndaj çështjeve jetike ka një çmim të lartë: “Çmimi i indiferencës së një populli ndaj çështjeve jetike paguhet me mundësinë që u jepet të ligëve për ta sunduar atë popull.” 

Ajo fton të gjithë qytetarët që të mos qëndrojnë të heshtur: nesër, 24 janar, protestojmë së bashku në orën 17:00, para kryeministrisë.

Postimi:

“Çmimi i indiferencës së një populli ndaj çështjeve jetike paguhet me mundësinë që u jepet të ligëve për ta sunduar atë popull.”-Platoni

Nesër 24 Janar, mos rri indiferent, protestojmë së bashku, në orën 17:00, përpara kryeministrisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco