FOTO/ Balliu takim me banorët në Astir: Revolta, shpresa e vetme për liri

FOTO/ Balliu takim me banorët në Astir: Revolta, shpresa e vetme për liri

18:07, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti Klevis Balliu ka vijuar takimet me qytetarët, duke u ndalur këtë herë në zonën e Astirit, ku u ka bërë thirrje banorëve që të bashkohen në revoltë kundër qeverisë, të cilën ai e konsideron një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Balliu theksoi se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit është reagimi qytetar dhe revolta kundër një pushteti që, sipas tij, ka kapur shtetin dhe po e mban Shqipërinë në kthetrat e hajdutërisë.

‘Revolta është shpresa e vetme për liri dhe për rikthimin e shtetit te qytetarët,’ u shpreh Balliu, duke ftuar qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësive dhe abuzimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco