Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e nesërme do të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë, duke e cilësuar si ditën e gjykimit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha akuzoi Ramën se është i lidhur me krimin e organizuar, trafikantë dhe banditë, si dhe përgjegjës për shkatërrimin e lirive, votës së lirë dhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Lideri i Opozitës, u ndal edhe te zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar ditën e djeshme si një nga më të zezat në historinë e ligjit dhe drejtësisë, ku Këshilli i Ministrave, Presidenca dhe Kuvendi u bën mbrojtës të aferave korruptive.
Syri tv
Lideri i i opozitës Sali Berisha deklaroi se protesta e së shtunës do ti bëjë gjyqin final kryehajdutit më të madh të kombit, siç e cilëson ai kryeministrin Rama. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha 24 janari është në moment vendimtar për Shqipërinë, duke akuzuar kreun e qeverisë se është i lidhur me krimin e organizuar e bandat, ndërsa tha se institucionet e drejtësisë janë kthyer në mburojë për korrupsionin.
Berisha kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Edi Ramën
Gjyqin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku Berisha e cilësoi si ditën më të zezë të historisë së ligjit dhe drejtësisë, ndërsa akuzoi Edi Ramën, Niko Peleshin dhe presidentin bajram Begaj, se u vunë në rresht për të mbrojtur Belinda Balluku, e cila po hetohet për afera të rënda korruptive. Berisha zbuloi edhe arsyen pse drejtuesit më të lartë të shtetit mbrojnë zv/kryministren
Berisha u ndal edhe tek Bordi i Paqes e mungesa e Ramës në Davos, dhe kishte një koment për deklaratën e tij në parlament se ishte mes dy zgjedhjeve, të shkonte në Davos, apo të mikpriste vajzën e presidentit të SHBA, Ivanka Trump në Shqipëri.
Sipas Berishës pavarësisht propagandës të Edi Ramës me ftesën e Trump, ai mbetet i padëshiruar në Evropë dhe në botë. I pyetur për qëndrimin e opozitës për reformën zgjedhore e Territoriale. Berisha tha PD ka ndërprerë çdo bashkëpunim me mazhorancën dhe se do të krijojë komisione opozitare për këto 2 reforma cilat do të hartohen jashtë kontrollit të qeverisë.
© SYRI.net