Ambasadori britanik takon kreun e SPAK, Klodian Brahon

Ambasadori britanik takon kreun e SPAK, Klodian Brahon

13:45, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale të institucionit dhe mbështetjen e ardhshme britanike për SPAK.

Gjatë takimit, të dy palët ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.

Ambasada britanike në Shqipëri, në faqen zyrtare në Facebook, teksa publikon një foto të dy zyrtarëve, shkruan:

“Ambasadori Britanik, Nicholas Abbott, u takua me Drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, për të diskutuar mbi punën aktuale dhe mbështetjen e ardhshme të Britanisë së Madhe për SPAK.
Të dy ripohuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në përballimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco