Berisha: Nuk mund të besoj mashtrimin e Ramës. Atij iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes’

13:11, 23/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke i cilësuar ato si një mashtrim të hapur për opinionin publik.

Gjatë një deklarata për media, gazetarja Marsi Korreshi e pyeti Berishën mbi deklaratën e Ramës në Kuvend, ku ky i fundit u shpreh se nuk shkoi në Davos pasi kishte për të zgjedhur mes pjesëmarrjes në forum ose pritjes së vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në Tiranë.

Berisha e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se një justifikim i tillë nuk mund të besohet nga askush.

“Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që unë të them këtë, do të duhej të pranoja se presidenti amerikan përdor vizitën e vajzës së tij për të shpëtuar prej Edi Ramës, për të mos e pasur në zyrë. Kjo nuk mund të ndodhë kurrë,” u shpreh Berisha.

Sipas liderit të opozitës, presidenti amerikan ka respekt maksimal për familjen e tij, ndërsa për kryeministrin Rama theksoi se ai tashmë njihet ndërkombëtarisht për atë që përfaqëson.

“Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se është një Ramaduro i vërtetë. Absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua,” deklaroi Berisha.

Deklarata per media: 

Marsi Korreshi, SYRI TV: Arsyeja se pse nuk ishte në Davos, Edi Rama tha në parlament faktin se, ishte mes dy zgjedhjeve, të shkonte në Davos, apo të priste vajzën e Donald Trump në Tiranë. Dhe zgjodhi me porosi, sipas tij, të Donald Trump të takonte vajzën. Keni një koment?

Sali Berisha: Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Tani, që unë të them këtë, duhet të them që presidenti Amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij, mos ta ketë në zyrë. 

Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë. 

Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se, është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua. 

Në atë sallë historike nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco