Kompania me lidhje ruse qĂ« po merr portin e ri nĂ« DurrĂ«s! Hija e Ballukut mbi tenderin 393 milionĂ« euro qĂ« iu dha ‘Archirodon’

Kompania me lidhje ruse qĂ« po merr portin e ri nĂ« DurrĂ«s! Hija e Ballukut mbi tenderin 393 milionĂ« euro qĂ« iu dha ‘Archirodon’

22:13, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Porto Romano, kush është kompania me lidhje ruse?

NjĂ« muaj pasi qeveria shqiptare do tĂ« autorizonte kompaninĂ« holandeze ‘Royal Haskoning DHV’ pĂ«r tĂ« realizuar tĂ« gjithĂ« procedurat, nĂ« korrik 2024 Autoriteti Portual DurrĂ«s do tĂ« hapte tenderin me procedurĂ« tĂ« kufizuar me fond limit 39,3 miliardĂ« lekĂ« ose 393 milionĂ« euro pĂ«r ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri nĂ« Porto Romano, faza 1.

Tenderi do të anulohej pasi nuk do të kishte asnjë ofertë të volitshme. Në fund të dhjetorit 2024, Autoriteti Portual do të rihapte tenderin, por gara me dy faza do të shoqërohej me ankesa dhe kundërshtime nga konkurrentët ndërkombëtarë për shkak të skualifikimeve nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Skualifikimet e kompanive me reputacion ndĂ«rkombĂ«tar kanĂ« ngritur ndryshime pĂ«r garĂ« tĂ« paracaktuar. NĂ« fazĂ«n e parĂ« Ă«shtĂ« skualifikuar kompania ‘Jan De Nul nv’, e cila ka bĂ«rĂ« ankesĂ« pasi mungesa e njĂ« dokumentacioni pĂ«r projektet qĂ« ka realizuar, nuk mund tĂ« jetĂ« pretekst pĂ«r njĂ« kompani qĂ« ka realizuar projekte ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« afirmuara.

Problemi mĂ« i madh Ă«shtĂ« fakti se Komisioni i VlerĂ«simit tĂ« Ofertave tĂ« Autoritetit Portual ka refuzuar ta shqyrtojĂ« ankesĂ«n sepse sipas ligjit pĂ«r tĂ« shqyrtuar njĂ« ankesĂ« duhet paguar 0,5% e vlerĂ«s sĂ« tenderit, pra konsorciumi i pĂ«rfaqĂ«suar nga ‘Jan De Nul nv’ duhet tĂ« paguante 2 milionĂ« euro pĂ«r t’iu dĂ«gjuar ankesa.

Ankesa është refuzuar edhe nga Komisioni i Prokurimit Publik, që ishte nën drejtimin e personit të pandehur nga SPAK, Jonaid Myzyri, tashmë i pezulluar nga detyra. Ky i fundit nuk e ka pranuar ankesën, pavarësisht se kompania ka ngritur problemin se një pagesë e tillë brenda 2 ditësh kërkon kohë për miratime dhe sipas kompanisë, ajo ka qenë në dijeni për ta bërë këtë pagesë pas fazës së kualifikimit dhe jo në fazën parakualifikuese.

Sipas ekspertit Preçi, kuadri ligjor duhet respektuar ashtu siç është, por nuk duhen anashkaluar ankesat.

‘ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« ajo qĂ« thoni ju qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shumĂ« e madhe, por ajo zhbllokohet pas shqyrtimit tĂ« ankesĂ«s. Kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik dhe ShĂ«rbimet Inteligjente tĂ« mos verifikojnĂ« motivet e ankesĂ«s dhe tĂ« mos marrin vendime’, deklaroi eksperti Preçi pĂ«r rastin e skualifikimit.

NĂ« fazĂ«n e dytĂ« tĂ« tenderit kanĂ« kaluar kompania hollandeze ‘Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V.’ dhe njĂ« kompani tjetĂ«r, e cila ashtu si kompania franceze Ă«shtĂ« skualifikuar me pretekstin se nuk kishte bĂ«rĂ« ekuivalentimin e licencave, ndĂ«rkohĂ« qĂ« holandezĂ«t pretendojnĂ« se kjo do tĂ« realizohej para nĂ«nshkrimit tĂ« kontratĂ«s nĂ« rast tĂ« fitimit tĂ« tenderit.

Kompania holandeze nuk Ă«shtĂ« mjaftuar me kaq, por ka dĂ«rguar letĂ«r nĂ« Kryeministri, te Ministria e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, te Autoriteti Portual i DurrĂ«sit, si dhe kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dijeni ambasadorin hollandez nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«r çështjen e tenderit. Skualifikimi i konkurrencĂ«s dhe lĂ«nia deri nĂ« fund tĂ« garĂ«s tĂ« vetĂ«m njĂ« kompanie ‘Archirodon Construction (Overseas) Company Limited’, duke e berĂ« automatikisht fituese, ka ngritur pikĂ«pyetje pĂ«r pronĂ«sinĂ« dhe transparencĂ«n qĂ« kĂ«rkojnĂ« projekte tĂ« infrastrukturave kritike.

Sipas ekspertit Preçi, Bashkimi Europian ka vendosur rregulla pĂ«rsa i takon infrastrukturĂ«s kritike, nevojĂ«s pĂ«r njĂ« mekanizĂ«m ‘screening’, mekanizĂ«m shqyrtimi tĂ« investimeve tĂ« kĂ«saj natyre, ku porti bĂ«n pjesĂ« te investimet kritike tĂ« vendit.

‘KĂ«to elementĂ« te ne mungojnĂ« dhe vazhdohet me tĂ« njĂ«jtin ritĂ«m. Kjo gjĂ« krijon mundĂ«si dhe pĂ«rfitime pĂ«r dikĂ« tĂ« dyshuar dhe qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« hetim apo do tĂ« hetohet sĂ« afĂ«rmi dhe nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« nuk garanton cilĂ«si tĂ« veprĂ«s publike’, u shpreh eksperti Preçi.

Por ky projekt është kthyer në një thikë me dy presa pasi mund të sjellë probleme jo vetëm me buxhetin e shtetit, por edhe me sigurinë rajonale. Pikëpyetjet për kompanitë e lidhura më parë me kompani apo entitete ruse të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe do të lindnin me kompanitë në fazën e dytë të tenderit për portin e ri.

MĂ« 4 prill 2025, zv.kryeministrja Balluku do tĂ« publikonte nĂ« faqen zyrtare tĂ« platformĂ«s ‘Meta’ (Facebook) se nĂ« fazĂ«n e dytĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri kishin kaluar dy kompani, holandezĂ«t ‘Van Oord Dredging and Marine Contractors b.v’ dhe kompania greke me seli nĂ« HolandĂ« ‘Archirodon Construction (Overseas) Company Limited’.

Por siç e pĂ«rmendĂ«m mĂ« sipĂ«r, hollandezĂ«t do tĂ« skualifikoheshin dhe nĂ« garĂ« do tĂ« ngelej kompania ‘Archirodon’, e cila nĂ« fund tĂ« janarit 2026 do tĂ« shpallet automatikisht fituese si kompania e vetme e ngelur nĂ« garĂ«. Publikimi i emrave tĂ« kompanisĂ« nga zv/kryeministrja Balluku ngre probleme me transparencĂ«n sepse thuhet se kompania Ă«shtĂ« greke me seli nĂ« HollandĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« kompania e paraqitur pĂ«r tenderin e ka degĂ«n nĂ« Qipro.

Ky vend njihet pĂ«r pĂ«rdorimin e strukturave offshore, tĂ« cilat, nĂ« raste tĂ« ndryshme ndĂ«rkombĂ«tare janĂ« pĂ«rdorur edhe nga entitete tĂ« sanksionuara, ndĂ«rsa identifikimi i pronarĂ«ve fundorĂ« kĂ«rkon nivele mĂ« tĂ« larta verifikimi. Sipas ish-zv.Shefit tĂ« Forcave Detare Meçollari historitĂ« me ‘offshore’ mund tĂ« rezultojnĂ« problematike.

‘Kjo mua mĂ« bĂ«n tĂ« dyshoj qĂ« kĂ«tu kemi nĂ« fakt, me pushtetarĂ« shqiptarĂ« sepse shoh njĂ« lloj fenomeni, ku kemi kompani ‘offshore’, ka mĂ« shumĂ« qĂ«ndrueshmĂ«ri dhe rezistencĂ«, pĂ«r tĂ« mos prishur statuskuon dhe kjo tĂ« lĂ« tĂ« dyshosh’, tha Dr. Meçollari pĂ«r rastin e offshorit. KompanitĂ« nĂ« zona si Malta dhe Qipro ngrenĂ« pikĂ«pyetje pĂ«r pronĂ«sinĂ«, por edhe pĂ«r investimet nĂ« infrastrukturĂ«n kritike si aeroportet, energjia dhe portet. Siç e kemi pĂ«rmendurr edhe mĂ« sipĂ«r, kompania ‘Archirodon Construction (Overseas) Company Limited’ nuk Ă«shtĂ« nĂ« HollandĂ«, por e ka degĂ«n nĂ« Qipro.

Struktura korporative e kompanisë së përfshirë në projekt shtrihet në Qipro, ku në të kaluarën kanë figuruar edhe individë me role drejtuese ose administrative që kanë pasur lidhje me kompani dhe entitete ruse të sanksionuara nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Ndonëse nuk përbëjnë provë shkeljeje ligjore, e vendosin projektin në qendër të nevojës për transparencë të shtuar dhe verifikim të thelluar.

Sipas tĂ« dhĂ«nave publike, kompania qipriote ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’ paraqitet nĂ« dokumentet zyrtare tĂ« Regjistrit tĂ« Kompanive qipriote si sekretare e kompanisĂ« qĂ« ka fituar tenderin pĂ«r ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri nĂ« DurrĂ«s. Ky rol sipas ligjit qipriot Ă«shtĂ« formal dhe ligjor, nuk nĂ«nkupton pronĂ«si apo kontroll ekonomik mbi kompaninĂ«, por pĂ«rfshin akses tĂ« plotĂ« nĂ« strukturĂ«n ligjore dhe funksionimin administrativ tĂ« saj.

Të dhënat publike tregojnë se Cymanco Services Limited ka vepruar si sekretare korporative për kompani ku Albert Avdolyan rezulton i regjistruar si drejtor ose figurë e lidhur. Avdolyan është oligark rus i përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian në shkurt 2025.

NĂ« disa raportime investigative ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« dokumentojnĂ« skema tĂ« dyshuara korrupsioni dhe devijimi fondesh, ku pĂ«rfshihen oligarkĂ« ukrainas me lidhje tĂ« forta ruse del ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’.

Sipas këtyre burimeve, CYMANCO shfaqet në zinxhirë administrativë dhe ligjor të përdorur në struktura offshore, të lidhura me figura si Dmytro Firtash, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për aktivitete të lidhura me Rusinë, përfshirë marrëdhënie me krimin e organizuar dhe mbështetje të ndikimit rus në Ukrainë, si edhe Mykola Martynenko, ish-deputet ukrainas i hetuar në Zvicër dhe Ukrainë për përvetësim fondesh, ryshfet dhe pastrim parash.

Raportimet e publikuara nga ‘crime.hab.media’ tregojnĂ« se kĂ«to skema dyshohet se kanĂ« devijuar fonde nga ndĂ«rmarrje shtetĂ«rore strategjike ukrainase, pĂ«rfshirĂ« ‘United Mining and Chemical Company’ (UMCC) dhe ‘Odesa Port Plant’, duke shkaktuar humbje qĂ« tejkalojnĂ« shumĂ«n rreth 13 milionĂ« dollarĂ«.

Fondet janĂ« kanalizuar pĂ«rmes njĂ« rrjeti kompanish guackĂ« nĂ« Qipro, Austri dhe ZvicĂ«r, duke pĂ«rfituar interesat industriale tĂ« lidhura me biznesin e titanit tĂ« Firtashit nĂ« periudhĂ«n para vitit 2014. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« publikuara nĂ« databaza ndĂ«rkombĂ«tare ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’ ka qenĂ« me rol sekretarie edhe te ‘LUKOIL SECURITIES LIMITED’, e cila Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« grupit Lukoil.

Ky i fundit është një nga korporatat më të mëdha ruse të naftës, e cila ka qenë subjekt i vëmendjes ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të saj me shtetin rus dhe përfshirjes në regjime sanksionesh pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Edhe pse jo çdo entitet i lidhur me markën Lukoil është automatikisht i sanksionuar, lidhjet korporative dhe strukturore me këtë grup konsiderohen të ndjeshme nga këndvështrimi i sigurisë dhe transparencës. Së fundmi, në shkurt të vitit 2025 do të sanksionohej biznesmeni Michel Litvak sepse Perëndimi e konsideron atë pjesë të rrethit të biznesmenëve që mbështesin ekonomikisht sektorë strategjikë të Federatës Ruse, në një kontekst të lidhur drejtpërdrejt me luftën në Ukrainë.

TĂ« dhĂ«nat publike tregojnĂ« se edhe tek ky rast, ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’ ka vepruar si sekretare korporative nĂ« njĂ« kompani, ku Litvak ka qenĂ« i regjistruar si drejtor, çka e vendos kĂ«tĂ« ofrues shĂ«rbimesh nĂ« fokus tĂ« verifikimeve mbi pĂ«rputhshmĂ«rinĂ« me regjimin e sanksioneve.

Edhe pse kjo kompani ka ndĂ«rprerĂ« marrĂ«dhĂ«niet me entitete tĂ« sanksionuara, fakti qĂ« e njĂ«jta kompani vazhdon tĂ« pĂ«rdoret si sekretare nga ‘Archirodon Construction (Overseas) Company Limited’, njĂ« kompani e pĂ«rfshirĂ« nĂ« procedura pĂ«r projekte infrastrukturore strategjike si porti i ri i DurrĂ«sit, ngre pyetje legjitime mbi masat e verifikimit dhe menaxhimin e rrezikut ligjor.

KĂ«to pyetje marrin rĂ«ndĂ«si shtesĂ« nĂ« kontekstin e ndryshimeve tĂ« regjimit tĂ« sanksioneve tĂ« Bashkimit Europian gjatĂ« viteve 2025-2026, ku paketat e reja kanĂ« forcuar ndalimin e anashkalimit indirekt tĂ« sanksioneve, kanĂ« zgjeruar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e kompanive pĂ«r ‘due diligence’ dhe kanĂ« vendosur theks tĂ« veçantĂ« mbi rolin e ndĂ«rmjetĂ«sve dhe strukturave offshore. ‘Vetting’ komunikoi me kontaktin e medias pĂ«r NATO-n Noellke Paul, pĂ«r lidhjet e kompanisĂ« qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n finale tĂ« tenderit tĂ« portit tĂ« ri tĂ« DurrĂ«sit dhe pĂ«r çështjet e sigurisĂ«.

NĂ« kthim-pĂ«rgjigje, NATO deklaroi se pĂ«rsa i pĂ«rket kĂ«rkesĂ«s tonĂ« pĂ«r ndĂ«rtimin e portit tĂ« ri, nĂ« lidhje me protokollet e sigurisĂ«, pĂ«r kĂ«tĂ« çështje duhet t’i drejtohemi institucioneve shqiptare.

‘Vetting’ kontaktoi MinistrinĂ« e Mbrojtjes, e cila deklaroi se kjo çështje nuk lidhet me kompetencat e saj duke ia pasuar pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« institucioneve tĂ« tjera, ndĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« portin e ri do tĂ« ketĂ« njĂ« bazĂ« ushtarake nĂ« varĂ«si tĂ« saj.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« institucioni qĂ« ka realizuar tenderin, Autoriteti Portual i DurrĂ«sit pĂ«rsa i pĂ«rket pronĂ«sisĂ« tĂ« kompanisĂ« qipriote dhe lidhjeve tĂ« ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’ nuk ka patur asnjĂ« reagim zyrtar pĂ«r ‘Vetting’.

Edhe institucioni që ka marrë përsipër monitorimin e këtij projekti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, që ka në varësi Autoritetin Portual të Durrësit nuk dha asnjë koment për pronësinë dhe lidhjet e dyshimta të kompanisë në rolin e sekretarisë.

Zv.kryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion nga SPAK-u pasi dyshohet se ka favorizuar kompani të ndryshme në tenderat e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Prej disa javësh, Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres për të bërë të mundur arrestimin e saj, por ky proces po zvarritet nga Këshilli i Imunitetit dhe Mandateve.

PĂ«r tĂ« patur mĂ« shumĂ« informacion, ‘Vetting’ kontaktoi drejtpĂ«rdrejt kompaninĂ« qendrore nĂ« HollandĂ« tĂ« ‘Archirodon Construction (Overseas) Company Limited’ pĂ«r lidhjet me kompaninĂ« ‘CYMANCO SERVICES LIMITED’, nĂ«se kishte lidhje me entitete tĂ« sanksionuara, por deri nĂ« publikimin e kĂ«tij materiali nuk kemi patur asnjĂ« pĂ«rgjigje nga kompania.

/Vetting, News24

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco