FOTO/ Spahia: E vërteta për Shkodrën nuk fshihet me propagandë, ja investimet që ka bërë PD

FOTO/ Spahia: E vërteta për Shkodrën nuk fshihet me propagandë, ja investimet që ka bërë PD

19:31, 22/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka reaguar përballë propagandës së patronazhistëve të paguar që përpiqen të shtrembërojnë të vërtetën mbi Shkodrën.

Me fakte, me foto dhe me kujtesë historike, ai rikujton gjendjen e rëndë ku Partia Socialiste e la Shkodrën në vitin 2005 dhe investimet reale që u bënë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike në vitet 2005–2012.

Gjithashtu, Spahia denoncon bllokimin politik dhe diskriminimin e hapur nga qeveria socialiste, e cila refuzoi të miratojë rreth 50 projekte të dërguara nga Bashkia e Shkodrës gjatë drejtimit të tij.

Reagimi i deputetit të PD, Bardh Spahia:

Për të gjithë patronazhistët e paguar për të thënë çfarë bëri PD për Shkodrën.

Hapini fotot dhe shikojeni në çfarë gjendje e kishte lënë Shkodrën Partia Socialiste në 2005 kur në qeverisjen e vendit erdhi Partia Demokratike. Me foto gjeni disa nga investimet e qeverisjes 2005-2012 për Shkodrën.

Hajdutët mendojnë se jo vetëm mund ti vjedhin por edhe ti bëjnë shkodranët për budallenj.

Dua të rikujtoj gjithashtu se gjatë më pak se një viti drejtimi të bashkisë nga ana ime dhe pas shumë punëve të mira të bëra gjatë asaj periudhe të shkurtër, i kam dërguar për miratim qeverisë socialiste rreth 50 projekte për miratim. Sigurisht që asnjë nga këto projekte nuk u miratua. Nga diskriminimi apo ngaqë nuk kishin çfarë të vidhnin, këtë nuk e di akoma (besoj të dyja).

Të vërtetën e mbron koha, jo slloganet dhe as patronazhistët servilë të paguar nga hajdutët e fondeve publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco