Analisti Genc Burimi ishte i ftuar në emisionin “Task Forcë” në SYRI TV, ku ai komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me Kryeministrin Edi Rama, dhe përpjekjet e tij për të siguruar një afrimitet me administratën e Donald Trump.
Sipas Burimit, mungesa e një takimi të drejtpërdrejtë mes Ramës dhe Trump në Davos nuk ishte rastësi, por një sinjal politik. Ai ironizoi vendimin e Ramës për të mos marrë pjesë, duke e krahasuar situatën me një skenar absurd diplomatik.
“Imagjinoni në Francë, Macron të thoshte nuk shkoj dot në Davos se më vjen Ivanka për të parë ‘French Riviera’. Është skandal si në formë, ashtu edhe në përmbajtje,” u shpreh Burimi.
Analisti argumentoi se Trump kishte nevojë për një prezencë sa më të gjerë në Davos, sidomos në kontekstin e debatit për Bordin e Paqes dhe çështje të tjera ndërkombëtare si Groenlanda. Sipas tij, fakti që Rama nuk ishte pjesë e këtij konfigurimi tregon një raport të ftohtë mes dy liderëve.
Burimi renditi tre arsye kryesore pse, sipas tij, Trump nuk preferon Ramën: së pari, akuzat për lidhje të Shqipërisë me fenomenin e narkoshtetit; së dyti, raporti i Ramës me George Soros, të cilin ai e konsideroi kundërshtar të Trump; dhe së treti, gjuha e përdorur nga Rama kundrejt La Civita, bashkëpunëtorit të Trump.
Në analizën e tij, Burimi e lidhi këtë situatë ndërkombëtare edhe me zhvillimet e brendshme në Shqipëri, veçanërisht me rolin e SPAK. Ai u shpreh se kryeministri po përpiqet të menaxhojë presionin e drejtësisë dhe çështjet që lidhen me figura të rëndësishme të mazhorancës.
“Rama sot me këtë SPAK-un është në një situatë shumë të rrezikshme,” deklaroi Burimi, duke shtuar se përplasjet politike në vend nuk mund të analizohen të shkëputura nga konteksti ndërkombëtar.
Genc Burimi: Imagjinoni në Francë, Macron të thoshte nuk shkoj dot në Davos, se më vjen Ivanka për të parë 'French Riviera'. Imagjinoni gafën e këtij personazhi. Imagjinoni ç'bëhet në botën jeton, ky është në një Disneyland apo... po vjen hirushja? Kjo është një çmenduri. E para, në formë është një skandal. Në përmbajtje është prapë një skandal. Pse? Si?
Edhe njerëzve, ta kuptojnë shqiptarët. Që pas refuzimit që i pati Trump me Danimarkën për Groenlandën...
Në rregull? Dhe që u zgjidh me një të hequr dore të vogël të Trump-it, dje, kur hoqi dorë nga forcat ushtarake... Tani Trump-it i ngelet kjo kartë e dytë sot në dorë në Davos. Për të dyja është ky Davos, për Groenlandën dhe për këtë. Shumë bukur.
Deri në çastin e fundit, Trump shpresonte që të kishte ndonjë fuqi europiane, prandaj shkuan vonë në mbrëmje ftesat. Përse? Sepse e kishte ende në debat, të mbahet apo mos të mbahet ky samit për Bordin e Paqes, vetëm me 19 anëtarë. Apo jo? Dhe një moment menduan, shiko, Jaredi ka punuar shumë, bënë muaj, e panë aty... thanë ata që s'duan të vijnë le të mos vijnë, ne do vazhdojmë.
Pra, Trump kishte sot nevojë më shumë se kurrë, të kishte një prani sa më të madhe. Si mund të privohesh Trump nga Rama, e të çonte Ivankën në Shqipëri për të parë...
Po është numër! Pra e vetmja arsye madhore që Trump preferoi qoftë një vend më pak aty në atë çast, pa e parë Ramën, është se Trump nuk e do këtë personazh. Pastaj arsyet mund të jenë shumë, por kemi tre kryesore. E para që Rama është si Rama-Maduro. Pra ka kthyer Shqipërinë në narkoshtet, që për sot është fjalë e Trump-it, si luftë e kombit amerikan kundra narkove.
Ke një arsye të dytë që Rama është miku i armikut të Trump-it, që është Sorosi. Me të cilën do ashpërsohet shumë gjuha, sa më shumë i afrohemi 'midterms', aq më shumë do ashpërsohet lufta... sepse janë zgjedhjet në Amerikë, patjetër. Dhe e treta po ashtu është dhe një minutë... Ajo zonjë që i bëri fushatën Trump-it, Susie Wiles... bashkë me La Civitën...
Po një minutë, ky personazh i një vendi me 2 milionë banorë, shkon na tall neve, duke thënë Latifi...? Pra janë këto arsye që Trump arrin sot si me Venezuelën, që i merr edhe naftën, por dhe ata nuk ia sheh bojën asaj... asaj Rodrigezit. Edhe me Ramën. Do e marrë si 'çeço'... si 'çeço', anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, por fytyrën e Ramës nuk do ta shohë. Vijmë tani tek Rama.
Rama sot me këtë SPAK-un është shumë e rrezikshme. Rama çfarë i thotë Berishës? I thotë që shiko thotë, ti sot je i pafuqishëm, nuk më rrëzon dot në rrugë, si ata që fuqinë e kanë. Shpresën tënde ti e ke thjesht te SPAK-u. Po shiko, çfarë do bëj unë me SPAK-un tënd.
I them që nuk i dorëzoj Ballukun, por dhe atë që ma mori... Erion Veliajn, i thash ma merr Veliajn. I them tani kthehu prapë. Prandaj duhet... duhet analizuar përtej episodit të Davos-it. Çfarë do bëhet me Ramën sot, një territor i vetmuar...
© SYRI.net