Dy ditë nga vendimi për Ballukun, Rama presion të hapur Kushtetueses! I 'shkel syrin' SPAK-ut

Dy ditë nga vendimi për Ballukun, Rama presion të hapur Kushtetueses! I 'shkel syrin' SPAK-ut

17:14, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese nëse pezullimi i Belinda Ballukut (ose një ministri) është kushtetues ose jo, kryeministri Edi Rama shton presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sot në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve, i cili ka kërkuar rritje të pagës së gjyqtarëve. Kjo çështje ka shkaktuar debat që në muajin qershor, periudhë kur u depozitua padia. Edhe në atë kohë Edi Rama reagoi ashpër, duke ushtruar presion ndaj Kushtetueses. Por rasti u zvarrit dhe seanca po mbahet sot.

E teksa sot gjyqtarët janë duke dëgjuar palët, dhe seanca nuk po zhvillohet live Rama reagon në rrjetet sociale duke i  bërë të qartë Kushtetueses se kërkesë nuk duhet të pranohet. ga ana tjetër, kreu i qeverisë duket se i thur elozhe SPAK-ut i cili dha një masë të zbutur në fillim për Belinda Ballukun, pezullim nga detyra, ndryshe nga masat e sigurisë që kishte vendosur herët e tjera.

“Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor!

Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit”, shprehet Rama.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco