Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Fjalori i ri/ Çoku: Gjuha është identitet, çdo nismë duhet të synojë progresin dhe jo regresin

09:46, 20/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pedagogia e sociologjisë dhe aktivistja për të drejtat e grave, Belioza Çoku, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, komentoi debatin mbi gjuhën shqipe, duke theksuar se çdo studim apo iniciativë që lidhet me gjuhën duhet të ketë në qendër progresin dhe jo regresin.

Ajo u ndal te rreziku i asimilimit gjuhësor nga globalizmi dhe teknologjia, si dhe nevoja për konsultim të gjerë akademik dhe shoqëror, në mënyrë që gjuha të mos humbasë funksionin e saj si element themelor i identitetit dhe përfaqësimit shoqëror.

BELIOZA ÇOKU: Unë nuk kam çfarë i shtoj profesoreshës, ligjërim perfekt do të thoja, madje për mua nuk ekziston perfeksioni, po ishte rasti që e dëgjova sot e nisa ditën kështu. Megjithatë jemi të gjithë në një mendje që çfarëdo lloj studimi apo iniciative, sidomos kur lidhet me çështje kaq të rëndësishme siç është gjuha që e lidhim drejtpërdrejt me identitetin, gjithmonë ka në qendër të vëmendjes progresin dhe në asnjë rast regresin. Profesoresha tha që, ka ngelur nga fjalori i gjuhës së viteve '80. Ky është një element regresi. Duke qenë prej shumë kohësh që nuk mblidhet, domethënë, më përpara ajo struktura ka qenë që organizohej kongresi i gjuhës e më tej vinte në përmirësimet dhe rekomandimet e fjalorit të gjuhës shqipe.

Sot jemi dy herë të kërcënuar sepse teknologjia po të vini re dhe globalizmi ka ekspozuar pothuajse të gjithë shoqërinë njerëzore kundrejt asimilimit. Dhe ne vetë e ndjejmë, besoj në përditshmërinë tonë, që herë pas here na kanë humbur disa fjalë të gjuhës shqipe, sepse kemi ndjekur trendin e globalizimit dhe përdorim edhe fjalë të shkurtuara ose ndoshta me prejardhje të një gjuhe të huaj që përdoret më dendur, siç është për shembull, okay, bye, ciao e të tjera.

Në rastin e diskutimit të gjerë që me të drejtë Flavio tha që ka shumë konotacion pezhorativ, është e vërtetë që kjo mund të lidhet deri diku me regresin sepse një nga diskutimet ose një nga avancimet që ka bërë shoqëria njerëzore, që vazhdon të debatohet, por që të paktën grupet e studiuesve duhet t'i bashkëngjiten atyre debateve progresiste, do ishte mirë që ta kishin shmangur këtë lloj debati, i cili për mua, në këndvështrimin tim si aktiviste e të drejtave të njeriut, është pezhorativ, është edhe regresiv. Nuk do mohoj kurrë maksimumin e punës që është bërë nga studiuesit e mirëfilltë, ose ekspertët e mirëfilltë dhe punës së madhe të mirë që është bërë.

Po lexoja pak gjatë kohës që ju më bëtë ftesën, një pjesë të opinioneve të ekspertëve të gjuhësisë dhe propozimet e tyre ishin një, konsultimi me grupe akademike, siç ishte rasti i Kosovës që përmendi profesoresha, ose edhe me grupe, përfaqësues të grupeve të ndryshme të shoqërisë, siç janë grupet e të drejtave të njeriut ose institucione që i shërbejnë këtyre debateve të gjera publike. Konsultimi paraprak që ta bënte më të qëndrueshëm projektin dhe studimin. Dhe e dyta, unifikimi i gjuhës. Në qoftë se fëmijët edhe brezat e rinj prej vitesh janë të ekspozuar ndaj asimilimit të gjuhës shqipe. Qoftë kjo edhe në tekstet shkollore ka lënë për të dëshiruar si forma, si përmbajtja. Kështu që më shumë sesa do të kritikoja, do të ishte një ftesë për të, meqënëse është i hapur siç thotë profesoresha akoma diskutimi, jo në kuptimin e komenteve individuale, më shumë sesa në një thirrje, që ju mund t'i keni për shembull promotor si media, në një thirrje të gjerë të atyre përfaqësuesve të shoqërisë të cilët mund të japin një input më pozitiv në mënyrë që këto lapsuse pezhorative të mos kthehen në një përfaqësues të gjuhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco