Një ftesë nga presidenti amerikan, Donald Trump drejtuar Kryeministrit Edi Rama ka ndezur debate të shumta mbi rolin dhe pozicionimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ftesa bëhet edhe më e bujshme për shkak të listës së të ftuarve, ku përfshihen figura kontroverse si Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai bjellorus, Alexander Lukashenko, ndërkohë që liderë të tjerë të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duket se janë lënë jashtë.
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, gazetari Anri Bala teksa u shpreh se Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që ka marrë dhe ka bërë publike ftesën për takimin e nivelit të lartë, interpretohet nga disa si një shenjë e një rëndësie të veçantë që i jepet Tiranës zyrtare. Në kontrast të thellë me këtë vëmendje, bie në sy mungesa e ftesave për krerët e tjerë të rajonit. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, nuk raportohet ta kenë marrë një ftesë të tillë.
Ky përjashtim i një pjese të konsiderueshme të Ballkanit Perëndimor, sipas gazetarit Bala, ngre pyetje mbi kriteret e përzgjedhjes dhe mesazhin që kërkohet të përcillet. Ndonëse agjenda e plotë e takimit mbetet e paqartë, një nga temat qendrore mund të jetë rindërtimi i Gazës.
Prania e figurave si Putin dhe Lukashenko tregon se takimi do të ketë një dinamikë komplekse, me dy kampe të qarta me interesa të kundërta: pro dhe kundër linjës perëndimore.
Pavarësisht motiveve, ftesa ka hapur një kapitull të ri diskutimesh mbi diplomacinë shqiptare. Roli dhe ndikimi real që Shqipëria do të ketë në një tryezë me aktorë kaq të fuqishëm dhe shpeshherë kundërshtarë, mbetet për t'u parë, duke lënë hapësirë për të kuptuar se cili do të jetë orientimi i ardhshëm strategjik i vendit.
Një pjesë që këtu ftesa ka qenë për disa shtete. E para njëherë duhet të sqarojmë që nuk ka qenë rend alfabetik, sepse tek ftesat e para që pamë ose që pranuan, ishte dhe Paraguai. Po të ishte sipas alfabetit, do kishim A, B, B, C, C. Kështu që Shqipëria e ka marrë ftesën ndër të parat. Nuk besoj se përveç Putinit, me një fjalë, që të paktën ka një lloj valence tek ai takim, edhe Lukashenko që e ka pranuar, nuk besoj se ka ndonjë rëndësi për takimin. Ne po flasim për Shqipërinë, nuk po flasim në raport me ndërkombëtarët. E para nuk ishte në lidhje me rendin alfabetik. Edhe ky që e ka pranuar zotëria, e dimë dhe mund t'i dimë dhe arsyet pse, pse është pjesë. Në rajon, për shembull, Milanoviç për shembull nuk e ka marrë ftesën, që është presidenti kroat. Jo nuk e dimë.
Deri tani, Albini do e kishte bërtitur, nuk e ka. Mickovski do kishte bërtitur, nuk e ka. Pra, në Ballkanin Perëndimor, një pjesë e mirë e këtyre shteteve nuk e kanë këtë ftesën, po kjo prapë nuk ka shumë rëndësi për mendimin tim. Ajo që rëndësishme dhe thelbësore e gjithë kësaj ftese është roli që ka Shqipëria në këtë takim. Mund të jetë rol thjesht lokal apo jo, nuk ka rëndësi, por fakti që është ftuar për t'u bërë pjesë, është ftuar Shqipëria... Nuk e di, duhet ta, e përcakton ai zotëria që e ka ftuar. Lukashenko çfarë roli mund të ketë? Lukashenko është personi më i afërt i Putinit, bashkëpunëtori i Putinit dhe ka rol ndoshta për pjesën, se është palë... Palët pajtuese janë nga të dyja krahët. Dhe ato që janë kundra rindërtimit të Gazës, ka dhe ato që janë pro. Ne nuk jemi tek Lukashenko dhe Putini. Nuk kemi ftesën për të qenë njësoj në një vijë me Trumpin.
Ne jemi në një linjë me Trumpin, ata janë në linjën nga krahu tjetër. Besoj se jemi mysliman i Ballkanit Perëndimor, po si bashkëjetesa fetare siç ndodh në Shqipëri nuk ndodh më asnjë vend të botës. Nuk e përjashtoj. Por ama po thoja që në këtë takim janë ato krahët pro dhe kundra, qoftë të luftës, qoftë dhe të rindërtimit, që do mbrojë interesat e njërës palë ose tjetrës. Nuk ka valencën që ka Putini. Tani mos bëhemi, as si do kishte Macroni, as si do kishte tjetri e tjetri.
Ftesa që i vjen, që është njësoj për të gjithë, se ndryshon emrin dhe në dasma, vetëm emri ndryshon në fund. Po nuk mungon respekti se atij që ja bëjnë personalisht... Nuk e di dashurinë që ka Trumpi për Ramën, as urrejtjen që ka. Unë po them dhe ftesat e dasmës kur vijnë, ndryshon vetëm emri në fund. Po pra, gjë rutinë. Por kjo nuk do të thotë që ka mungesë respekti nga i pari te i fundit, se pastaj do fillonte Trumpi të ndërtonte poezi, edhe nuk e kemi poet, por është presidenti i... United States.
© SYRI.net