Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Skema me Call Centerat/ Këlliçi: Ata që vjedhin evropianët, kanë licencë qeveritare!

Skema me Call Centerat/ Këlliçi: Ata që vjedhin evropianët, kanë licencë qeveritare!

19:06, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka reaguar, lidhur me hetimet e SPAK për skemën e Call Centerave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se një skemë e tillë vjedhjeje, kurrësesi nuk do të mund të funksiononte në mes të kryeqytetit, aq më tepër thekson ai, në ambiente luksoze, me dhjetëra të punësuar, pa miratimin nga pushteti.

‘Nëse SPAK do vërtetë ta zbardhë këtë krim të shëmtuar, duhet të shkojë te shefat ku këto skema japin rregullisht gjobën, e jo të merren me operatorë e punonjës turni’, shkruan Këlliçi.

Sipas ligjvënësit të PD, Kjo lloj zhvatjeje është një tjetër konfirmim i kalbëzimit të qeverisjes dhe lidhjes me krimin, ndërsa shton se kjo është një arsye më shumë për t'u bashkuar të gjithë në bulevard, në protestën e së shtunës, me 24 Janar, ora 17:00.

Statusi

Asnjë skemë e tillë nuk do të mund të funksiononte në mes të kryeqytetit, në ambiente luksoze, me dhjetra të punësuar, pa shkeljen e syrit dhe miratimin nga pushteti.

Ata që operojnë në këtë treg kriminal, e paguajnë taksën rregullisht, ose te Olsi, ose te shefi i madh i policisë, ose tek udhëheqës të rilindjes.

Në këmbim të kesaj takse, këto skema jo vetëm operojnë, e zhvasin qytetarët europianë, por marrin dhe mbrojtje shtetërore.

Ndaj dhe ata nuk kapen asnjëherë, edhe kur këtu vijnë agjenci ligjzbatuese nga vende të BE.

Nëse SPAK do vërtetë ta zbardhë këtë krim të shëmtuar, duhet të shkojë tek shefat ku këto skema japin rregullisht gjobën, e jo të merren me operatorë e punonjës turni.

Kjo lloj zhvatjeje është një tjetër konfirmim i kalbëzimit të qeverisjes dhe lidhjes me krimin.

Një arsye më shumë për t'u bashkuar të gjithë në bulevard, të shtunën, me 24 Janar, ora 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco