Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Opozita bllokon foltoren, Bardhi-Peleshit: Dorëzoni Ballukun tek drejtësia, Kuvendi bunker korrupsioni

17:27, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita ka bllokuar zhvillimin e seancës së pasdites së sotme, 19 janar, duke zënë foltoren dhe kabinetin qeveritar. Gjatë fjalimit të kryeparlamentarit Niko Peleshi në legjislaturën e re, kreu i PD Sali Berisha dhe deputetët opozitarë akuzuan qeverinë Rama se po mban peng institucionet.

Në foltoren e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi që ashtu si Erion Veliajn, Belinda Balluku dhe Edi Rama t’i dorëzohen drejtësisë, duke paralajmëruar se Kuvendi nuk duhet të kthehet në “bunker të korrupsionit”.

Ai i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit të thërrasë Këshillin e Rregullores dhe të veprojë ndaj zyrtarëve të përfshirë në afera, ashtu siç u veprua me Erion Veliajn.

“Të korruptuarit dorëzojani drejtësisë. Ashtu siç dorëzuat Erion Veliajn, do të dorëzoni edhe Belinda Ballukun dhe më pas Edi Ramën.
Mblidh Këshillin dhe dorëzo të korruptuarit. Mos u bëj bunker i korrupsionit, je kryetare e Kuvendit.
E vetmja detyrë që ke është të mblidhësh Këshillin e Rregullores.
”-theksoi Bardhi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco