Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Noka në Peshkopi: Takim me pjesëmarrje masive të qytetarëve që ngrenë zërin për Shqipërinë. Në 24 janar të gjithë në shesh

Noka në Peshkopi: Takim me pjesëmarrje masive të qytetarëve që ngrenë zërin për Shqipërinë. Në 24 janar të gjithë në shesh

16:58, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar një takim entuziast dhe plot energji në Peshkopi. 

Ai shkruan në rrjetet sociale, se takimi kishte pjesëmarrje masive të qytetarëve që duan të ngrenë zërin për Shqipërinë, ndërsa u shpreh se, të shtunën në 24 janar, drejt Tiranës do të vijnë mijëra qytetarë.

Flamur Noka: 

Një takim i mbushur me energji pozitive, me pjesëmarrjen masive të qytetarëve që e ngrenë zërin për vendin, që çohen për Shqipërinë, që zgjedhin protestën dhe jo heshtjen e as përuljen përpara narkoshtetit.

Nga Peshkopia drejt Tiranës këtë të shtunë, më 24 janar, në orën 17:00,  para Kryeministrisë, për qeveri teknike dhe rrëzimin e grupit të strukturuar kriminal, çka do të hapë rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco