Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

SYRI TV/ Shqetësimi i SHBA për Shqipërinë, Ambasada e SHBA në Tiranë fokus të kartelet e drogës

15:53, 19/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministrja e jashtme e Shqipërisë pretendon se mesazhet e ambasadës amerikane, në Shqipëri, që prej muajsh kanë në fokus luftën kundër karteleve të drogës, nuk jane një shqetësim ekskluziv për Shqipërinë. Por nga një vëzhgim I selive diplomatike,  të SHBA, në 5 vendet e tjera të rajonit, rezulton se  mesazhet për të luftuar kartelet e drogës, janë shpërndare vetëm nga ambasada amerikane në tiranë,  duke nënkuptuar se ky fenomen është problematik për shqipërinë dhe jo për vendet e tjera të Ballkanit.

Syri tv

Ndërsa Ministrja e jashtme, Elisa Spiropali, I cilesoi deklaratat e ambasadës amerikane, për luftën kundër karteleve të drogës, si një objektiv që ju kërkohet  të gjitha shteteve, dhe jo specifikisht me Shqipërisë, një vëzhgim I bërë në  rrjetet socialiste  zyrtareve të ambasadave amerikane në  5 vendet e tjera të rajonit, dëshmon se shqetësimi i Amerikës, për kartelet e drogës është i lidhur ekskluzivisht me vendin tonë. 

Përgjatë muajit të fundit , ambasada amerikane në Tiranë, ka intensifikuar mesazhet e saj, që si refren kanë, luftën që duhet të bëjë Shqipëria,  kundër grupeve të narkotrafikut. E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë mesazheve të saj të fundit, theksoi se “Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të konsiderueshme për sigurinë ndërsa u shpreh  se “Kushdo që ndjek Ambasadën e Shteteve të Bashkuara këtu në Shqipëri e di se lufta e krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve janë përparësi kryesore për SHBA”. ky mesazh I është përsëritur  autoriteteve shqiptare edhe në urimet e festave zyrtare nga Presidenti  Donald Trump dhe  sekretari  amerikan  I shtetit, Marko rubio.  

Këto mesazhe vijnë në një kohe, kur në asnjë prej selive diplomatike të SHBA - BE:  në Kosovë,  Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinen  nuk shpërndahen deklaratat që lidhen me luftën kundër karteleve të drogës. Aktiviteti  dhe mesazhet e  Ambasadave amerikane në 5 vendet e tjera të Ballkanit janë  të fokusua te rritja e  bashkëpunimit , diplomatik dhe ekonomik mes SHBA dhe këtyre shteteve me fokus te promovimi I investimeve, siç është edhe rasti i Serbisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco