Gjykata Kushtetuese ka zbardhur këtë të hënë vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e shpallur atë antikushtetues.
Sipas vendimit, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të Veliaj, duke e vlerësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Po ashtu, Gjykata ka shfuqizuar edhe dekretin e Presidentit të Republikës, “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore”, vetëm për pjesën që lidhet me caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Sipas Gjykatës, kjo pjesë e dekretit bie ndesh me pikat 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
Vendimi i GJK:
V E N D O S I:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3. Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës, si të papajtueshëm me pikat 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
4. Vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
© SYRI.net