Pse pjesmarrja masive në Protestën Kombëtare të 24 Janarit, është domosdoshmëri

Pse pjesmarrja masive në Protestën Kombëtare të 24 Janarit, është domosdoshmëri

13:58, 11/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Franc Nuri

Të dhënat dhe faktet e bëra publike nga Arben Ahmetaj në intervistën e fundit nuk janë vetëm akuza. Ato janë tashmë dosje, fakte, indicje, kontrata, vendime, shifra dhe emra që tregojnë një model të strukturuar korrupsioni në nivelin më të lartë shtetëror! Ky korrupsion madhor, sipas dosjeve të bëra publike nga Ahmetaj, rezulton të jenë të përhapura në çdo sektor strategjik të vendit: në porte, rrugë, siguri, teknologji, energji, mbrojtjen e Shqipërisë.

Nga Porti i Durrësit i falur tek Al Alabari, duke rrezikuar t’a lejë ca vite vendin pa Port fare, tek videoregjistrimi të çdo lëvizjeje të çdo individi në Tiranë nga projekti « Smart City » me arabët e Dubait, nga skandali i Tunelit të Llogarasë që po fut ujë, tek milionat e shpërdoruara nga AKSHI, tek kompania e armatimeve shtetërore KAYO, autostrada e « florinjtë » Thumanë–Kashar, fijet bashkohen gjithmonë në një pikë të vetme. Dhe kjo pikë ka një emër:
Edi Rama.

Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë, disa në kurriz të tyre, disa me përmbytjet gjigande që po shkaktojnë dëme kolosale me vetëm me dy ditë shi, disa nga mungesa e ujit të pijshëm, ca nga djegja e bizneseve dhe të tjerët nga humbja e kursimeve për shkak të rënies me 40-50% të vlerës së monedhave të huaja, se gjithë këto pasoja, vijnë nga një strategji pushteti.

Ahmetaj, dikur krahu i djathtë i Ramës dhe Zëvendësi i tij në Qeveri, sot nga Ekzili e dëshmon mbështetur në indicje dhe prova se nga « Rilindja » e Edi Ramës projektet publike i përdor si depozita financiare, ku kontratat nuk kanë tavan, ku siguria kombëtare vihet në rrezik dhe ku ligji përdoret për të legalizuar grabitjen e Shqipërisë bashkë me 15 Oligarkë…

Kur një ish-Zëvendëskryeministër flet për kërcënime, tentativa rrëmbimi, presion ekstrem sepse ai di shumë, dhe njëkohësisht ai guxon e nxjerr dokumente që implikojnë drejtpërdrejt Kryeministrin Rama, atëherë problemi nuk është më personal midis tyre.

Problemi është shteti.

Heshtja e institucioneve, heshtja e mediave kombëtare, standardi i dyfishtë i drejtësisë dhe mbrojtja politike e kësaj skeme e bëjnë edhe më të qartë se Shqipëria sot nuk qeveriset, por administrohet si plaçkë lufte nga sekti i Rilindjes!

Ndaj pjesmarrja masive në Protestën Kombëtare të 24 Janarit 2026, është domosdoshmëri! Kjo nuk është çështje e së majtës apo e së djathtës, por është çështje dinjiteti.
Prandaj sot më shumë se kurrë, çdo shqiptar, pa dallim bindjesh politike, duhet të bëhet pjesë e një qëllimi të vetëm:

Largimin e Edi Ramës nga pushteti

Formimin e një Qeverie Teknike

Normalizimin e situatës në vend

Zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme
Sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbahet peng nga një njeri dhe një sistem korrupsioni që po e shkatërron çdo ditë.
Koha për të reaguar është tani.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco