Nga Prof. Dr. Myqerem Tafaj/
Dhoma Amerikane e Tregtisë, në bashkëpunim me Revistën Monitor, organizuan dje Forumin e Biznesit “Si po ecën ekonomia?”. Në këtë forum u analizuan treguesit dhe perspektiva e biznesit si dhe u prezantuan rezultatet e edicionit të 14 të Indeksit të Biznesit të AmCham. Shqetësimet kryesore të identifikuara nga pjesëmarrësit në anketë për vitin 2025 e AmCham ishin: monopoli dhe konkurrenca e ndershme, burokracia qeveritare, klima e brendshme politike, ekonomia informale, disponueshmëria e stafit vendas të kualifikuar dhe korrupsioni.
Sipërmarja private shqiptare në konferencën e saj i ra kambanës për mungesën e burimeve njerëzore të kualifikuara. Bizneset e vlerësojnë të vështirë dhe shumë të vështirë gjetjen e forcave të kualifikuara të punës, si të nivelit të specialistëve ashtu edhe të atij të punëtorëve.
Në fakt ky nuk është ndonjë lajm i ri. Ai është parashtruar nga të gjithë aktorët e tregut të punës. Dhe mbi të gjitha raporti IBAR i KE, në cdo kapitull të tij, evidenton kapacitetet e pamjaftueshme profesionale të kualifikuara si faktor i dytë përcaktues për ecurinë e procesit të integrimit të vendit, pas faktorit parësor politik - vullneti politik dhe mirëqeverisja.
Kambana e burimeve njerëzore është shumë e rëndë. Ajo bie në vitin 2026, ndërkohë që në tre dekadat e fundit është bërë një progres shumë i madh për zhvillimin e kapitalit njërëzor.
Nëse i referohemi Progamit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), përkatësisht raportit të zhvillimit të kapitalit njerëzor (https://hdr.undp.org/data-center/documentation-and-downloads), do të vemë re se Shqipëria ka sot një potencial të mirë të zhvillimit të kapaciteteve njerëzore. Shqipëria klasifikohet aktualisht në kategorinë e vendeve me nivel të lartë të zhvillimit të kapaciteteve njerëzore, e emërtuar ndryshe “Very High Human Development”, me një Index të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore (HDI) mbi 0,800 (HDI > 0,800). Në këtë kategori klasifikohen edhe vendet e tjera të Ballkanit krahas vendeve të zhvilluara të Europës, si dhe një serë vendesh të tjera. Shqipëria klasifikohet në vendin e 71-të me HDI 0,810, në tre katër vendet e fundit të këtij grupi.
Fundi i periudhës së diktaturës e gjeti Shqipërinë me një HDI shumë të ulët prej 0,60, edhe pse statistikat i “zbukuronte” diktatura. Vitet e para të tranzicionit u karakterizuan me tregues të ulët të zhvillimit. Kriza e 1997 e zgjati agoninë. Vetëm pas vitit 2000 vendi filloi të ngre kokë. Në vitin 2005 Shqipëria kishte HDI 0,72, kundrejt HDI mesatare të VHHD prej 0,86. Në tetë vitet e qeverisjes së PD, HDI e Shqipërisë u rrit me shpejtësi (11,1%) dhe arriti në 0,80, kundrejt HDI mesatare të VHHD prej 0,90, duke ngushtuar dukshëm hendekun në 0,1. Ndërsa për 10 vitet e periudhës pasuese të qeverisjes Rama, 2013-2023, rritja e HDI u ngadalësua dukshëm (vetëm 1,25 %) dhe arriti në 2023 në 0,810, kundrejt HDI mesatare të VHHD prej 0,914.
Për të kuptuar zhvillimin e kapitalit njerëzor duhet t’i referohemi edhe indikatorëve mbi bazën e të cilëve përllogaritet ky Indeks (HDI), sidomos atyre që lidhen me arsiminose dijen në tërësi (Knowledge). HDI bazohet në katër indikatorë kryesorë: Life expectancy at birth (LE -Jetëgjatësia e Pritshme në Lindje); Expected Years of Schooling (EYS- Numri i Viteve të Pritshme të Shkollimit); Mean Years of Schooling (MYS- numri i viteve mesatare të shkollimit), dhe Gross national income per capita (GNI- Të ardhurat kombëtare bruto për frymë).
Shqipëria u ngjit para 17 viteve në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Në vitin 1991, kur Shqipëria doli nga periudha e errët e diktaturës, ishte vendi më i varfër i Europës, me një nivel shumë të ulët të indeksit të zhvillimit të burimeve njerëzore nëtë gjithëindikatorët përbërës të HDI. Të ardhurat për frymë ishin nëntëherë më të ulta, krahasuar me vendet e VHHD, ndërsa sot kjo diferencëështëfatkeqësisht akoma e madhe, tre herë më e ulët se vendet e kategorisë VHHD. Numri i viteve të pritshme të shkollimit (EYS) është indikatori që tregon numrin e pritshëm të shkollimit për një fëmijë 5-vjecar, i cili pret të fillojë shkollën në vitin tjetër pas atij të cilit i referohet statistika. EYS ishin në 1992 vetëm 9,9 vite krahasuar me 13,77 vite në vendet e kategorisë VHHD; në tetë vitet e qeverisjes së PD, 2005-2013, EYS u rrit me shpejtësi dhe arriti në 15.72 vite krahasuar me 16,17 vite në vendet e VHHD, pra me një diferencë të ngushtë prej 0,45 vite. Por kjo diferencë u rrit gati dy herë gjatë periudhës së qeverisjes socialiste, 2013-2023, sepse EYS u reduktua në 14,51 vite, krahasuar me 16,38 vite për vendet e VHHD (diferenca u bë0,87 vite).
Indikatori tjetër MYS, që tregon numrin e viteve mesatare të shkollimit që ka kryer një qytetar 25 vjec e lart, tregon të njëjtat prirje sikurse edhe EYS.Në 1992 Shqipëria kishte vitet mesatare të shkollimit (MSY) 7,3 vite, kundrejt10,5 vite që ishte mesatarja e vendeve të kategorisëVHHD. Në vitin 2005 ky tregues ishte akoma 9,08 vite, kur mesatarja e vendeve të VHHD ishte 11,37 vite. Brenda tetë viteve të qeverisjes së PD, MSY u rrit dukshëm dhe arriti në10,03 vite në vitin 2013, kur mesatarja e vendeve të VHHD ishte 11,93 vite dhe diferenca u ngushtua në 1,9 vite. Në dekadën e qeverisjes socialiste 2013-2023 rritja e MSY u ngadalësua dhe në 2023 ishte10,18 vite, krahasuar me mesataren e VHHD 12,53 vite, pra një prapambetja sërish u rrit në 2,4 vite.
Nga këto statistika të një burimi internacional referues për këtë temë, dhe të cituara disi në hollësi, me qëllim që edhe lexuesi t’i vlerësoj vetë, konfirmohet ajo që nënvizuam më lart: Shqipëria ka bërë progres të kënaqshëm në treguesit, së paku, sasiorë të zhvillimit të kapitalit njerëzor. Atëhere si shpjegohet që vendi vuan rëndënga mangësi në kapacitete njerëzore të kualifikuara? Ose mëthjesht, pse sot nuk kemi mjaftueshëm burime njerëzore të kualifikuara?
Unë mendoj se shkaqet janë të shumta. Por, midis tyre, unë do të vecoja largimin masiv 8brain drain) të të rinjve të mirëshkolluar, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme dhe pas studimeve universitare, largimit masiv të të rinjve profesionistë, si dhe shpopullimi në tërësi. Ky grup i të rinjve të shkolluar të larguar në 10 vitet e fundit është sot promotor i protestës rinore. Ata i japin tonin asaj sepse ndihen të dëbuar nga vendi i tyre. Qytetarët dëgjojnë cdo ditë në protestë djem dhe vajza të talentuar, që studiojnë në universitete të huaja prestigjioze dhe, fatmirësisht, akoma nuk e kanë humbur endrrën për të jetuar dhe punuar dhe në vendin e tyre. Shkollohen jashtë, dëshirojnë të kthehen, por duket se askush nuk i do në vendin e tyre, sepse nuk ka politika reale nxitëse për thithjen e këtij kapitali të jashtëzakonshëm njerëzor të mirëshkolluar, i cili, nëse do të thithej, do t'i jepte një impuls të fuqishmëm zhvillimit në të gjithë sektorët e ekonomiko socialë të vendit.
Një grup tjetër shkaqeshpër mangësinëe burimeve njerëzore të kualifikuara, janë ato që lidhen me uljen e vijimit të arsimit të mesëm (nga 2013 është ulur afro 10%) dhe atij të lartë (sidomos djemtë po e braktisin arsimin e lartë sepse emigrojnë). Dhe grupi tjetër i shkaqeve është ai që lidhet me rënien e theksuar të cilësisë në të gjithë nivelet e arsimit. Rezultatet e maturës vërtetojnë një rritje të fiktivitetit nga viti në vit. Në arsimin e detyruar fiktiviteti u konfirmua me rënien drastike në vlerësimin e testit PISA me 15-vjecarët. Tani 15-vjecarët e testit PISA 2022 janë maturantë dhe të shohim se cfarë rezultatesh do të arrijnë në maturën 2026! Cilësia e formimit të studentëve nuk po rritet. Këtë e deklarojnë cdo ditë vetë studentët qëflasin në protestë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me cilësinë e ofertës së universiteteve, lidhjen me tregun e punës, por edhe tregun tërësisht të deformuar të punësimit, shumë larg kriterit të meritokracisë. Studentët cilësorë nuk vlerësohen. Sot në rekrutimin në sektorin publik nuk ka asnjë rëndësi se sa cilësor është studenti, por kriteret e tjera janë vendimtare (përkatësia partiake, pjesëmarja në fushata, lidhjet nepotike, korrupsioni, etj). Këtëe deklaron cdo student që merr fjalën në këtë protestë. Eshtë e vështirë të gjesh ndonjë student që ka besim në procedurat e rekrutimit, jo vetëm në sektorin public por edhe atë privat në Shqipëri.
Por lidhja me tregun e punës, si për arsimin e mesëm profesional dhe atë të lartë, nuk është ndonjë përparësi reale. Edhe biznesi akoma nuk e ka kuptuar plotësisht rolin që ai mund të luajë. Dje në Forum askush nuk foli se cfarë po bëhet për komponentin e shkollimit cilësor për përgatitjen e kapaciteteve profesionale të kualifikuara dhe cfarë roli mund të luajnë organizimet e sipërmarjes. Pa u krijuar një raport i qendrueshëm midis shtetit, shkollës dhe biznesit, komponenti i lidhjes së shkollimit të mesëm e të lartë professional do të mbeten iniciativa të izoluara, të nxitura nga ndonjë projekt i huaj, dhe si të tillë ato shuhen, sapo projekti mbyllet.
Investimi për arsimin është faktori kyc për rritjen e cilësisë së arsimit të detyruar dhe atij të mesëm. Ndërsa investimi për kërkimin shkencor është përcaktues, jo vetëm për cilësinë e arsimit të lartë, por edhe për të ardhmen e institucioneve të arsimit të lartë qëklasifikohen si universitete në vendin tonë. Raporti IBAR nënvizon se Shqipëria është vendit që investon shumë më pak për arsimin dhe shkencën, krahasuar edhe me vendet e rajonit të Ballkanit. Me këtë investim kaq të ulët nuk duhet të gënjejmë veten se shkollat dhe universitetet tona mund të prodhojnë cilësi. Për më tepër, maturantët flasin vetë në mikrofonin e protestës dhe deklarojnë se me shumë zor gjejnëndonjë ofertë cilësiore për t’u shkolluar në vendin e tyre. Ai universitet që do t’a kuptoj dhe do të investoj për të prodhuar cilësi të qendrueshme, do të jetë ai që do të thithë studentët më të mirë. Injorimi, si nga qeveria ashtu edhe nga vetë institucionet e arsimit të lartë, i kërkesave të grupit të të rinjve që kërkojnë arsim cilësor po i largon ato nga vendi.
Ky mund të jetë një shans për universitete serioze jo publike, të cilët janë të gatshëm të investojnë për arsim të lartë cilësor të krahasueshëm me atë të vendeve të zhvilluara. Kjo kërkon edhe një qasje të re nga ana e shtetit, për të diferencuar standartet e cilësisë në mësimdhenie dhe kërkim shkencor për ato universitet publike ose jo publike, të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin një reformim të vertetë, të investojnë në burime njerëzore me kualifikime të nivelit internacional dhe në kapacitetet infrastrukturore, në mënyrëqë studentët të jenë vërtetë të bindur se po shkollohen në një nivel internacional, jo thjesht në anglisht, por në përmbajtje, aftësi dhe kompetenca.
Ndryshe IAL-të tona do t’i braktisin jo vetëm studentët më të mirë, por edhe ata mesatar. Ata që do të mbeten do të jenë ata që nuk e dijnë për cfarë studjojnë ose bëjnë sikur kryejnë studime universitare, të cilat ndoshta nuk do tu hyjnë kurrë në punë. Me këtë kategori studentësh është vetëm një gjë e sigurtë: degradim i shpejtë i universitetit në cdo aspekt të veprimtarisë së tij. Kambana bie për t’u zgjuar. IAL-të publike zgjohen kur t’i dalë gjumi edhe shtetit. Ndërsa IAL-të private e kanë vetë në dorë, jo vetëm cilësinë por edhe jetëgjatësinë e tyre.
© SYRI.net