I ftuar në studion e "Kafe Shqeto", gazetari Arbër Hitaj u shpreh se protesta qytetare duhet të shndërrohet në një forcë të organizuar politike nëse synon të sjellë largimin e Kryeministrit Edi Rama nga pushteti.
Hitaj tha se protestat, nëse mbeten vetëm reagim qytetar, nuk mjaftojnë për të rrëzuar qeverinë, ndërsa paralajmëroi se në mungesë të një alternative të re politike, vendi mund të përballet me një ristrukturim të thellë të lidershipit, në Partinë Socialiste. Sipas Hitajt, në mungesë të kësaj, Rama mbetet politikisht i paprekshëm vetëm nga protesta.
Pjesë nga deklarata:
Kishte një afilacion pro-rus. Pra, pati ndryshim kursi. Sepse, po të mos kishte pasur ndryshim kursi, nuk jam i sigurt nëse Gruevski do të ishte apo jo në arrati.
Jo, nuk e ka bërë. E ka mbajtur politikën shqiptare, fatmirësisht, të mos kalojë në lindje.
Jo, s'janë vëllezër... Një sekondë. Ka bërë Rama më shumë pirueta se një striptiste e papunë. Dëgjo, është tjetër gjë, por nuk e ka lëvizur boshtin. E ka bërë shumë mirë në raste të caktuara.
Kjo do të ishte fatale për mua po të ishte një gjë e tillë, por nuk shoh një shenjë të tillë. Pra, fatmirësisht për Shqipërinë.
Për sa i përket zotit Rama... Jo, fatkeqësisht, ka qenë kryesues i OSBE-së. Mos t'i konsiderojmë krejt të larta ato marrëdhënie, sepse...
Shiko, nuk e ka bërë. Letra e shkurtër që shkroi bashkë me Vuçiçin... Por nuk janë ndryshime kursi. Ndryshim kursi do të ishte... Gruevski mbështeti Putinin në atë kohë, miku im. Janë totalisht ndryshe. T'i themi gjërat siç janë. Do të jemi të vërtetë apo do të kërkojmë pëlqime në rrjet?
Shqipëria, pavarësisht se jemi kritikë me Ramën... Gruevski nuk arriti kurrë deri në pikën sa të thoshte për presidentin amerikan: "Mos e dhashtë Zoti që të fitojë ky."
Për kandidatin për president. Dhe e konfirmoi, pastaj ai u bë president. Për kandidatin për president, përfaqësues të gjysmës së...
Dakord, por nuk arriti deri aty as Gruevski. Tani, jemi kritikë atje ku duhet, por mos të jemi atje ku s'ka.
Unë mendoj këtë gjë. Strategjikisht, unë mendoj këtë: zgjidhjet ose presioni duhet të kanalizohen në politikë. Pra, ata njerëz që janë atje, që edhe unë i kam mbështetur, edhe ti i ke mbështetur, dhe ke bërë shumë mirë, i ke mbështetur dhe ke pasur akuza të padrejta, dhe këtë po ta them...
Pra, njerëzit duhet të jenë më shumë. Në qoftë se e kanë seriozisht që të largojnë një qeverisje, duhet të jenë shumë më shumë në shesh. Dhe, në fund të fundit, duhet të jetë një grup i cili mund të ketë anatemime, mund të ketë sulme, por, në fund të ditës, një lëvizje e re, në qoftë se synon vërtet të rrëzojë sistemin, do të përballet me balozët e sistemit.
Pra, mua nuk më shkon as kjo pjesa që ata që janë vërtet pas protestës nuk dalin, sepse do t'i sulmojnë. Jo. Do të marrësh përgjegjësinë publike. Tani ka ardhur momenti. Pra, ky është një moment që ndan fijen e hollë për të bërë histori, për t'i dhënë fund një herë e mirë tranzicionit, ose do të rrimë dhe do të japim porosi në WhatsApp. Kjo nuk më shkon.
Dhe për mua, në qoftë se duan vërtet që të ndryshojë qeveria, të largohet zoti Rama, të largohet Partia Socialiste dhe të mos vijë as Partia Demokratike, me sa shoh unë që duan një pjesë e atyre që janë në protestë, duhet të jenë më shumë dhe duhet të organizohen.
Në të kundërt, do të shkojmë te ai variant që mua më duket më optimali dhe më seriozi në të gjithë këtë situatë: do të ketë një strukturim të fortë nga brenda, si në PS, ashtu edhe në Partinë Demokratike. Dhe, kur flas për një strukturim të fortë, kam parasysh largimin e të gjithë lidershipit, si në PD, ashtu edhe në PS.
© SYRI.net