Lajmi i fundit

'Atdheu thërret, diaspora përgjigjet'/ Mijëra emigrantë mbërrijnë në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës

‘Hidrovori i Hamallajt, jashtë funksionit’/ Deputetja Luku: Pasojë e mungesës së investimeve dhe keqqeverisjes

‘Hidrovori i Hamallajt, jashtë funksionit’/ Deputetja Luku: Pasojë e mungesës së investimeve dhe keqqeverisjes

20:26, 08/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e përmbytjeve në disa zona të Durrësit ka ardhur si pasojë e drejtpërdrejtë e mosfunksionimit të infrastrukturës kyçe, duke lënë qindra familje të bllokuara nën pushtetin e ujit.

Shkaku kryesor i katastrofës është nxjerrja jashtë funksionit e pompës kryesore të Hidrovorit të Hamallajt, një problem i cili, sipas denoncimeve, ishte paralajmëruar më herët, por ishte injoruar. Në terren, situata paraqitet dramatike. Fshatrat Hamallaj, Sektor, Perlat, Rrushkull, Vadardhë, Sukth, si dhe lagjet 4, 5 dhe 6, janë tërësisht të përmbytura.

Përmes një denoncimi në Syri Tv në edicionin e orës 19 nën moderimin e Armela Ferkos, deputetja e PD për qarkun e Durrësit, Manjola Luku shprehet se banorët janë të izoluar në shtëpitë e tyre, me vështirësi për të siguruar edhe nevojat më bazike.

Luku thotë se hidrovori i Hamallajt nuk ka qenë në funksion gjatë gjithë periudhës kritike, ndërsa sipas saj, e vetmja pajisje në punë është një pompë e vogël mekanike, kapaciteti i së cilës është tërësisht i pamjaftueshëm për të përballuar vëllimin e ujit. Kjo gjendje vjen në kontrast të plotë me deklaratat zyrtare që siguronin për funksionalitetin e hidrovorëve.

Deputetja e pranishme në zonën e përmbytur deklaroi se kjo situatë është pasojë e mungesës së investimeve dhe keqqeverisjes. Sipas saj, çështja ishte ngritur edhe në Parlament, por nuk u mor asnjë masë konkrete për të parandaluar krizën. Ajo theksoi se nëse do të ishin kryer investimet e nevojshme në mirëmbajtjen e hidrovorit, përmbytja e gjashtë fshatrave dhe e një zone të rëndësishme turistike si ajo e Gjirit të Lalzit, do të ishte shmangur.

Unë ndodhem konkretisht në Hidrovor të Hamallajt. Siç e shikoni me pak vështirësi, pompa kryesore nuk funksionon. Vetëm një pompë e vogël që është vendosur në hidrovor në mënyrë mekanike, është e pamjaftueshme. Situata është shumë e rëndë. Qindra banorë vazhdojnë të jenë të bllokuar në shtëpitë e tyre. Uji është përhapur kudo. Njerëzit nuk lëvizin dot. Kanë vështirësi dhe për gjërat më bazike. Kjo situatë ka qenë e paralajmëruar. E kam ngritur zërin po them edhe në parlament. Po sot po e shohim se asnjë masë nuk është marrë.

Nuk është çështje politike, është çështje njerëzore. Hidrovori në Hamallaj nuk funksionon. Vetëm një pompë e vogël që nuk arrin dot ta shkarkojë. Hidrovori nuk ka qenë në funksion fare. Jo, përgjatë gjithë kohës. Thjesht këtu janë dy pompa që nuk arrin dot ta shkarkojë. Investime jo. Investime, investime në Hidrovor jo. Dhe këto janë, në qoftë se do të kishte investime, nuk do të kishte pasoja përmbytje e gjashtë fshatrave. Duke filluar Hamallaj, Sektor, duke filluar në Perlat, Rrushkull, duke filluar në Vadardhë, Lagjja Katër, Lagjja Pesë, Lagjja Gjashtë, që shikon pasojat e Hidrovorit. Patjetër, një objekt hetimor. Sepse sot kemi 24 orë që nuk bie shi dhe ndërkohë niveli i ujit nëpër fshatra po ngrihet orë e sekondë.

Lagjja Pesë, Lagjja Gjashtë. Vadardha e Sukthi janë të përmbytura. Po bëhet fjalë për një zonë turistike. Bile, siç e shihni pas meje është dhe zona e Gjirit të Lalzit. Domethënë është një zonë turistike që do të duhej të kishte një investim. Gjithçka ka ardhur si pasojë e mungesës së investimeve thoni ju dhe të keqqeverisjes. Këtë na nxori në pah kjo situatë. Kjo situatë nxori pikërisht pasojat. Nga mosfunksionimi dolën pasojat. Patjetër që duhet ta mendojmë dhe duhet ta vlerësojmë dhe duhet ta hetojmë edhe më tej për këtë situatë që ka ndodhur. Janë qindra njerëz që më hanë në telefon dhe duan, kërkojnë zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco